Ekonomi

Kriza energjetike, Konfindustria: Të riformatohet qeveria me një Ministri Energjie! Ka keqmenaxhim, kemi rezervat më të mëdha të naftës në Evropë por çmimet nga më ta lartat

10 Tetor, 12:35| Përditesimi: 10 Tetor, 13:49

Duke marrë shkas nga situata e krijuar me krizën energjetike e cila pritet të sjellë një rritje të madhe çmimesh, Konfindustria kërkon nga Kryeministri Rama që një prej masave të menjëhershme të jetë riformatimi i Qeverisë me një portofol të veçantë për energjinë.

"Konfindustria i kërkon Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, të riformatojë Qeverinë e krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke rikrijuar si portofol të veçantë Ministrinë e Energjisë. Kërkesa vjen, duke pasur parasysh shpalljen nga Kryeministri të rrezikut të krizës energjetike në vend.

Konfindustria vlerëson, se veprimi i parë  i shprehjes së përgjegjësisë qeveritare për përballjen me krizën e sotme, zbulimin dhe luftën e shkaqeve të krijimit të saj me qëllim mos përsëritjen në të ardhmen, duhet të jetë krijimi i Ministrisë së Energjisë", thuhet në deklaratën e Konfindustria.

Sipas tyre Ministria e Energjetikës mungon si portofol i veçantë duke e lënë të përfaqësuar vetëm si shtojcë të Ministrisë së Infrastrukturës, sektorin strategjik të energjisë dhe karburanteve.

"Një pjesë e rëndësishme e arsyeve të krizës energjetike të sotme vjen nga politikat e gabuara,  menaxhimi i dobët, pasojë edhe e mospërfaqësimit të duhur qeveritar. Disa projekte dhe arritje pozitive, në prodhimin dhe përmirësimin e menaxhimit të sektorit te energjetik gjatë mandatit të parë, u ndërprenë në vazhdim", vijon deklarata.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, me sistemin e prodhimit të plotë të energjisë elektrike nga burimet ujore, nëse do të kishte politika dhe menaxhim profesional dhe të pakorruptuar, jo vetëm nuk duhet të ishte prekur nga kriza e sotme e tregjeve ndërkombëtare, por edhe duhet të kishte përfituar epërsi konkurruese ekonomike në rajon.

"I njëjti arsyetim vlen edhe për tregun strategjik të prodhimit dhe tregtimit të hidrokarbureve. Shqipëria, megjithëse zotëron fushën kontinentale më të madhe naftëmbajtëse në Evropë, jo vetëm nuk përfiton, por ka çmimet e karburanteve nga më të shtrenjtat dhe cilësi më të dobët në nivel botëror si pasojë e tregut oligopol, mungesës së kontrollit shtetëror dhe korrupsionit “kapjes së shtetit/state capture'. Kërkesa për krijimin e Ministrisë së Energjisë është pjesë e paketës, që Konfindustria ka përgatitur për përballimin e krizës energjetike të sotme dhe përmirësimin thelbësor të politikave në tregun strategjik të prodhimit dhe tregtimit të karburanteve dhe energjisë elektrike në vend. Paketa do ti paraqitet zyrtarisht ekzekutivit dhe vendimmarrjes politike në Kuvendin e Shqipërisë", përfundon deklarata e Konfindustria.

Kujtojmë e Kryeministri Rama prezantoi dje planin dhe premtoi se përtej krizës globale, Shqipëria nuk do të përjetojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë ndërprerje të dritave. Për përballimin e kësaj krize, që faza agresive pritet të jetë deri në verën e ardhshme, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro, 100 prej të cilave do të shkojnë për OSHEE dhe 100 mln euro të tjera për zbatimin e 2 pikave të tjera të planit, pra mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • INXHINIER ELEKTRIK: 10/10/2021 17:11

    "RAMA-III: Vendimi i Qeverisë për Sektorin e Energjisë Elektrike" (1) Të gjitha Marrëveshjet e Blerjes së Energjisë duhet të ndërpriten. Nuk ka më çmim të subvencionuar për prodhuesit e vegjël të hidrocentraleve. Ato janë të padobishme. (2) Për kaskadën e Drinit, një kompani e kualifikuar e prodhimit të energjisë nga tregu ndërkombëtar duhet të zgjidhet përmes ofertave dhe duhet të menaxhohet nga ky operator. Këtë herë operatori duhet të japë garanci të performancës për KESH. Kjo duhet të rregullohet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë. (3) Kompania e shpërndarjes duhet të privatizohet në të njëjtën mënyrë (nuk ka shitje, vetëm operator/marrëveshje menaxhimi). (4) Duhet të zbatohet praktika e Matjes së Rrjetit për panelet "e tipit të çatisë". Çmimi i diferencës pozitive duhet të jetë 20% më i lartë. Atëherë Shqipëria është eksportuese NET e energjisë elektrike! Ky vendim është i vlefshëm nesër para se të jetë vonë.

    Përgjigju
  • Paul: 10/10/2021 15:17

    Q edi rama shkerdhata na tha qe nafta e prodhuar ne shqiperi nuk eshte e celesi se te mire dhe nuk ben per veturat,,prandaj e importojme,,po si kane punuar veturat ne kohen e komunizmit mor palaco,,,me se punonin benzat..dhe parku I delegacioneve..makinat e policise,,dhe motorret e asaj kohe....largo bankersin dhe shtetezo naften.ne nxjerrje dhe perpunim. ....

    Përgjigju
  • daniel: 10/10/2021 12:39

    Ky eshte nje shkrim shum i sakte qe qeveria nqse punon per popullin duhet ta mare ne konsiderate sepse ne drejtim te karburanteve te gjitha qeverite kane abuzuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?