Politikë

Situata në PD, Basha dhe Berisha, Nesturi për Report Tv: Hiq një Lul vër një Lul tjetër! Kikia: Të ishin në burg

12 Tetor 2021, 21:45| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 21:48

  • Share

“Beteja e Berishës ishte të heqë një Lul të vejë një Lul”, u shpreh Plator Nesturi.

Kështu e percepton foltoren e Berishës analisti Plator Nesturi ndërsa për gazetarin Mentor Kika  mundësitë për Partinë Demokratike janë të kufizuara.

 “PD është futur në një rrugë pa kthim. Ose duhet të riformulohet ose duhet të shuhet”, u shpreh Kikia.

Për të larguar Berishën, sipas Nesturit Basha ka vetëm një alternativë.

“Karta që ka basha është çmontimi i figurës së Berishës dhe mund ta bëjë veç duke nxjerr elemente nga dosja”, shtoi Nesturi.

Megjithatë, sipas Kikisë rruga në të cilën janë futur demokratët duket e paqartë.

“Do shikojmë nëse kryengritja e Berishës ishte çështje inati hakmarrjeje për të rrëzuar bashën apo përpjekje serioze për të ringritur PD”, tha ai.

Kur vihet në pyetje e ardhmja e PD, të dy analistët bashkohen në një pikë, por Kikia shkon edhe më tej duke theksuar se shumë ish ministrat të Sali Berishës duhet të ishin në burg.

“Të mos ishte as Basha as Berisha dhe të fillonte një reformim”, u shpreh ai.

“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar .Ka patur në mesin e ministrave pd që duhet ti ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik Nuk mendoj se është i rrezikuar basha por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia.

Sali Berisha ka nisur betejën e tij politike kundër Lulzim Bashës menjëherë pasi u pezullua nga grupi parlamentar dhe në foltoren e tij ka ndërtuar aksionin kundër  Bashës gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë më parë .

“Shikoj humbës PD dhe opozitën,dhe një vend pa opozitë është i destinuar të keqqeveriset.”, shtoi ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?