Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë

24 Dhjetor 2021, 14:41| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 14:59

  • Share

Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është e trishtueshme. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deputeti i PD-së Dash Sula, i cili përsëriti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë dhe të gjendet mundësia që palët të ulen, pasi ky konflikt po i sjellë dëm opozitës në tërësi. Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.

‘Situata është vërtetë e trishtueshme. Partia Demokratike, kam apeluar gjithmonë, duke filluar nga Berisha dhe Basha dhe gjithë njerëzit që ndodhen pas Bashës e Berishës, të gjendet mundësia që palët të ulen gjakrat sepse jo vetëm PD-së ky konflikt i sjellë dëm, por opozitës në tëresi por në radhë të parë gjithë Shqipërisë. Pa një opozitë të fortë, pa një opozitë të konsoliduar ndodh kjo gjendje. Uroj dhe shpresoj dhe dua të shpresoj që punë ditësh të kthehet një gjendje normalitetit. Jo se jam rreshtuar në krah të Bashë por jam rreshtuar krah institucionit të PD-së.

Zgjidhja për mua do të ishte se unë kam bërë një deklaratë që nga dora ime nuk do të votoj për largime të demokratëve për sëri gjej rastin ti bëj apel Berishës sepse ai e ka në dorë të gjithë situatën për ta zgjidhur. Por është e pafalshme për çdo demokrat që ne të linçojmë njëri tjetrin. Pikë bashkimi, për mua ka! Por duhet vullnet i fortë të çlirohemi brenda maktheve që kemi dhe të gjejmë mënyrën për të dalë nga kjo situatë. Kjo situatë zgjidhet vetëm duke u mbledhur 1 ditë, 2 ditë , 1 javë brenda një sallë siç mblidhen kardinalët për zgjedhjen e Papës në Vatikan dhe kur del tymi i bardhë dhe aty gjendet zgjidhja. Të dali tymi i bardhe brenda PD-së deri kur të gjendet zgjidhja!’- tha Sula.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 24/12/2021 21:05

    Ky Dash Syla smund te bashkoje asnje sepse : E Para ky nese do miratohwt ligji lustracionit ka ndalese sepse ka punuar prokuror ne kohen e dikttatures. E dyta eshte nje ish prokuror i mbytur ne korrupsion dhe e treta eshte krahu i Bamir Topit

    Përgjigju
  • Sokol: 24/12/2021 17:47

    Ky funderrine do bashkoje demokratet antiamerikane te kopese se Saliut me demokratet qe duan pastrimin e PD. E dini pse? Sepse ky mafioz i ish kryeprokurise se Elbasanit ka bere korrupsion te tmerrshem duke liruar kriminelet e droges dhe trafikut te femrave shqiptare nga burgu. Ne 97 ia mbathi per ne afriken e jugut. U kthye perseri se kishte perkrahjen e Dhori Sallakut. Bashke me gruan notere Elida Magani qe ne nje emision TV telebingo tha jam nga Elbasani, mohoi dhe vendlindjen e saj Peqinin, kane bere vjedhje e korrupsion. Ky do bashkoje demokratet? PO, sepse ky ka lidhje familjare me Aqif rakipin, i cili i dergon ushtare Berishes neper mitingje si dhe para. Lul Basha duhet ta mesoje mire, se nje nga ata qe duhet te largohet nga PD eshte Dashnor Sula, mundesisht ti hapen letrat nga SPAK, se ka aq shume material korruptiv per te, sa te mbytet tere kryesia e PD. Sula vendin e ka me kopene e Berishes, sepse atje mbrohet llumi 30-vjecar i PD. Lulzim Basha - largoje sa me pare kete skuth brenda gjirit te PD.

    Përgjigju
    • Baba Sokolit: 27/12/2021 20:37

      Shko dhe thuaja ne fytyre o trim jo pas tastieres.

  • Sokol: 24/12/2021 17:43

    Ky funderrine do bashkoje demokratet antiamerikane te kopese se Saliut me demokratet qe duan pastrimin e PD. E dini pse? sepse ky mafioz i ish kryeprokurise se Elbasanit ka bere korrupsion te tmerrshem duke liruar kriminelet nga burgu. Ne 97 ia mbathi per ne afriken e jugut. U kthye perseri se kishte perkrahjen e Dhori Sallakut. Bashke me gruan notere Elida Magani qe ne nje emision TV telebingo tha jam nga Elbasani, mohoi dhe vendlindjen e saj Peqinin, kane bere vjedhje e korrupsion. Ky do bashkoje demokratet? PO, sepse ky ka lidhje familjare me Aqif rakipin, i cili i dergon ushtare Berishes neper mitingje si dhe para. Lul Basha duhet ta mesoje mire, se nje nga ata qe duhet te largohet nga PD eshte Dashnor Sula, mundesisht ti hapen letrat nga SPAK, se ka aq shume material korruptiv per te, sa te mbytet tere kryesia e PD

    Përgjigju
  • Liran shehu: 24/12/2021 15:54

    Ti o pjanec ordiner i gje e trrash po ti je llum mor i mjer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?