Fatbardh Kadilli

Politikë

Situata në PD, Kadilli: Drejtuesit e partisë të lirojnë karriget, nuk i duhen demokratëve! Janë ngopur me ata që vetëm dështojnë dhe humbasin

19 Nëntor 2021, 09:37| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 09:41

  • Share

'Demokratët janë nogur me ata që vetëm dështojnë dhe humbin', kështu shkruan Fatbardh Kadilli, teksa i kërkon drejtuesve të PD-së që të largohen nga postet që kanë. Me një postim në Facebook, Kadilli shkruan se  demokratët nuk i duan më drejtuesit aktualë dhe se tashmë e njohin paaftësinë e tyre.

"Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve. Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale. Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin! Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demokratët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të 'mbrojtur sakrificat e demokratët'. Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin luksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës! Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriget dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta, shkruan Kadilli.

Ish-kandidati për kreun e PD, ka pasur reagime të ashpra ndaj Bashës dhe ndaj Partisë Demokratike në tërësi, lidhur me “luftën” brenda PD dhe shkeljet e hapura të statutit nga kreu i saj.

Kujtojmë se situata në PD është mjaft e nderë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Dy ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?