Spitali Infektiv

Shëndeti

Rriten infektimet me COVID në vend, regjistrohen 617 raste të reja 24 orët e fundit! 7 qytetarë humbin jetën

5 Tetor 2021, 18:09| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:30

  • Share

TIRANË- Infektimet nga koronavirusi në 24 orët e fundit kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku nga 3.507 testime janë regjistruar 617 raste të reja, në ndryshim me një ditë më parë ku 207 persona rezultuan pozitivë. Betejën me ‘armikun’ e padukshëm nuk mundën ta fitonin 7 pacientë.

Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve, përkatësisht me 207 raste, ndërsa infektimet e reja janë identifikuar në këto bashki:

207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 8396 pacientë aktivë me COVID-19, ku 178 prej tyre po marrin trajtim, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 869 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161.497 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        617

Të shëruar në 24 orë      869

Të shtruar në spitale       178

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 3507

 

Testime totale              1,220,300

Raste pozitive               172,618

Raste të shëruara           161,497

Raste Aktive                     8396

Humbje jete                     2,725

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3713

Durrës             924

Fier                  730

Shkodër          656

Vlorë               499

Elbasan           458

Lezhë              336

Berat               328

Gjirokastër      220

Kukës              189

Korçë              182

Dibër               161

Lajm në përditësim....

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?