Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor

Infektivi

Shëndeti

Situata nga pandemia, regjistrohen 629 raste të reja dhe 7 humbje jete në vend! Viktima më e re një 27-vjeçare nga Saranda

23 Tetor, 18:02| Përditesimi: 23 Tetor, 18:30

TIRANË- Si pasojë e infektimit me COVID, gjatë 24 orëve të fundit 7 persona humbën jetën në vendin tonë, ku viktima më e re ishte një 27-vjeçare nga Saranda. Ndërkohë, si rezultat i 4249 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 629 qytetarë.

Minsitria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto Bashki:

269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçovë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6907 pacientë aktivë me virusin, ku 153 po marrin trajtim në spitalet COVID,  nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orë janë shëruar 441 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171.475 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2.870.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (23 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        629

Të shëruar në 24 orë      441

Të shtruar në spitale       15

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                4249

 

Testime totale              1,280,641

Raste pozitive                181,252

Raste të shëruara            171,475

Raste Aktive                     6907

Humbje jete                      2,870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3420

Fier                 869

Durrës            746

Shkodër         466

Elbasan          277

Gjirokastër      209

Korçë              204

Berat              175

Lezhë             173

Vlorë               158

Kukës             136

Dibër               74

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?