Pas seancës së parashikuar për ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar, kryesinë e PS-së dhe deputetët në një darkë pune në Elbasan.
Mësohet se darka do të nisë ditën e nesërme në orën 18:30.
Gjatë takimit mësohet se do të diskutohet për situatën politike në vend dhe mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Nuk dihet vendi kur do të mbahet kjo darkë, e cila është njoftuar një ditë para senacës së nesërme parlamentare.
Seanca ishte parashikuar për ditën e enjte por për shkak se ajo njihet si festa e Dita e Verës, Kuvendi vendosi të ndryshojë axhendën.
Nga ana tjetër edhe festimet në Tiranë janë shtyrë për shkak të motit të keq të parashikuar për ditën e enjte.