Bota

Situatë kritike në Greqi si pasojë e COVID! 80 viktima dhe 3839 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit

14 Nëntor 2021, 18:55| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 18:56

  • Share

Greqia ndodhet në një situatë mjaft kritike si pasojë e COVID-19, nën presionin e krijuar nga shpërthimi i valës së katër të pandemisë.

Treguesit e epidemiologjikë tregojnë të gjithë situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Sipas mediave greke, ditën e sotme u regjistruan 80 viktima dhe 3839 raste të reja infeksioni.

536 pacientë janë në intubim, 84.1% e të cilëve vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa 83.21% janë edhe të pavaksinuar.

Atika dhe Selaniku janë zonat më të goditura nga vala e katër e COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?