Deklarata e Selanikut, rreth 20 vjet më parë ishte nismë e Greqisë, e cila në atë kohë kishte Presidencën e radhës së BE e kishte për qëllim t'i jepte Ballkanit në tërësi, por atij Perëndimor në veçanti një shtysë Europiane drejt rrugëtimit të integrimit.
Pas, 20 vitesh, që në fakt duhet të ishin bërë progrese të rëndësishme në procesin e integrimit, por e vërteta nuk është kështu, Greqia dëshmon qartë se është më pak Europiane sesa Shqipëria dhe kjo e fundit duket se në disa sektor ka bërë progres të rëndësishëm në këtë drejtim.
Madje, në raport me fshijët Shqipëria duket më europiane sesa Greqia edhe pse kjo e fundit është vend anëtar prej kohësh e ndërsa Shqipëria jo! Greqia bashkë Portugalinë u bënë anëtare të Komunitetit Europian më 1 janar 1981 duke formuar atë që njihet 12 që koencidon edhe me numrin e yjeve që zyrtarisht ka flamuri i BE sot! Në atë kohë ishte shumë më thjeshtë se sot anëtarësimi, por Shqipëria nuk mundej sepse ishte nën diktaturën komuniste. Anëtarësimi i Greqisë erdhi si pasojë e dështimit të vendosjes së regjimit ushtarak.
Greqia në fakt jo vetëm duhet të jetë në lartësinë e duhur që i takon si vend anëtar prej vitesh, por ka barrën për të dhënë shembull dhe po ashtu për të promovuar procesin e integrimit të gjithë Rajonit.
A ka ndryshuar sjelljen e saj Greqia me anëtarësimin në BE? Nëse analizojmë qasjen që ka pasur ndaj Shqipërisë kuptojmë se ajo pak ka ndryshuar duke mbetur më shumë tipike nacionaliste sesa Europiane. Greqia ka nje6 problem serioz me nocionin e kufijve dukebi konsideruar akoma një barrierë psikologjike sesa një tejkalim ashtu siç është baza me të cilën është themeluar BE!
Greqia është i vetmi vend i BE dhe i Rajonit që vazhdon në mënyrë absurde dhe antieuropiane të ketë një ligj lufte në fuqi me fqinjin e saj Shqipërinë. Ky 20 vjetor i Deklaratës së Selanikut duhet të ishte një moment reflektimi i Greqisë ndaj Shqipërisë, por mos ftesa e Kryeministrit shqiptar vazhdon të dëshmojë se asgjë nuk ka ndryshuar. Argumentimi i kos Ftesës së Kryeministrit shqiptar lidhet me rastin e Belerit i cili kandidojë dhe fitoi zgjedhjet në Himarë.
Tashmë siç e dimë të gjithë, Beleri është arrestuar para se të beheshin zgjedhjet i akuzuar për blerje votash. Në fakt Shqipëria betejë më të rëndësishme për demokracinë ka luftën për të bërë zgjedhje të lira e demokratike duke luftuar fenomenin e tjetërsimit apo shit-blerjen e votës në këmbim të parave apo premtimeve të tjera është një ndër problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri.
Para se të analizojmë rastin Beleri, duhet të theksojmë faktin se Shqipëria për rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE ka pranuar dhe ka bërë një ndër reformat më të egra dhe të vështira në Drejtësi e kjo e fundi është prodhim i BE dhe i SHBA-ve.
Parimi i bazë i funksionimit të BE është pavarësia e institucioneve dhe forca e ligjit. Prandaj, në këtë logjikë nuk i kuptoj kërkesat e Greqisë që Rama të lirojë Belerin! Në fakt Rama në Shtetin e së Drejtës as nuk e ka arrestuar Belerin dhe as nuk ka asnjë kompetencë për ta liruar atë. Thirrjet e Greqisë cenojnë pavarësinë e institucioneve dhe po ashtu mund të konsiderohen edhe ndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
Megjithatë, Shqipëria vazhdon të sillet më Europiane se Greqia duke lënë që kryebashkiak dhe politikanë apo deputetë grekë të vijnë të protestojnë në Himarë që është vend i një sovraniteti tjetër. Greqia duhet ta thërriste Kryeministrin e Shqipërisë, sepse kjo nismë është Europiane dhe jo marrëdhënie mes dy vendeve.
Nuk duhet të flasim as për patriotizëm e as për nacionalizëm. Beleri nuk ka asnjë lidhje me çështjen e minoritetit e po ashtu as zgjedhja e tij. Himara është një bashki si të gjitha bashkitë e tjetra të vendit, sepse nuk ka falë Zotit asnjë statut të veçantë e po falë Zotit, Kushtetuta shqiptare nuk parashikon forma të veçanta. Beleri nuk ka lidhje me minoritetin, sepse ka qenë kandidat i një opozite të gjerë dhe ai është votuar edhe nga ata që nuk vetekonsiderohen minoritarë. Nëse Beleri do të kishte kandiduar me një logo që ka lidhje vetëm me minoritetin, ai nuk do të zgjidhej kurrë, sepse këtë nuk ja mundësojnë numrat.
Nuk dua të merrem me çështjen nëse do të duhej të kandidohej, sepse kjo është çështje e tejkaluar, por si mund të lirohet dikush që akoma është proces dhe akoma nuk ka një vendim të formës së prerë! Si mund të betohet kryebashkiak një kandidat i tillë? Po nëse shpalljen fajtorë e denohet me formën e prerë a mund të jetë Kryebashkiak i dënuar pikërisht për mënyrën se si është zgjedhur? Nëse do të kishte shkelje të të drejtave të njeriut apo të minoritetit do të kishte reaguar edhe BE, por kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim serioz dhe zyrtarë. BE duhet të kenë një qasje tjetër ndaj Greqisë në mënyrën sesi po sillet me Shqipërinë!
Nje kryebashkiak betohet nese eshte zgjedhur nga zgjedhesit e njesise zgjedhore vendore. Nje person eshte i pafajshem derisa te provohet ne nje proces ligjor fajesia e tij nga nje gjykate e krijuar me ligj. Ajo qe kerkohet, dhe ben thirrje Greqia zyrtare, eshte betimi i personit dhe jo shmangia nga gjykimi penal. Personi mund te kete rekorde te meparshme ose mund te gjendet fajtor por ajo qe ka rendesi eshte mospengimi i ushtrimit te demokracise. Sa per drejtesine, me mire zgjidh sport tjeter. Nga te gjitha elementet, qasja e organit te akuzes dhe policise gjyqsore lokale, para se te "konkludonin per juridiksion" eshte kaq haptazi pjese e nje operacioni te qelbur korruptiv dhe politik sa edhe bufi do e kuptonte. Dhe qe medoemos duhet te hetohet se paku nga media serioze. Sa per a duhet apo te betohet nje kandidat i tille, ende i pafajshem, vertet??? Nje dyzine kandidatesh te denuar me kohe e vakt te PS u betuan dhe madje vune menderen kolltukut te kryebashkiakut para se te iknin me bisht nder shale kur u dolen lakrat sheshit. Apo ministra e zv.kryeministra u betuan por ca i kemi ne burg, ca rruges e ca fshehur. Mbase me mire te ngresh pyetjen: Si mund te kete fytyre dhe dale sheshit nje Kryeminister kaq minster dhe i lig mes kaq ministrave hajdute??? Dhe nese nuk e ke idene pyet juriste se ka plot Tirana. Pavaresia e institucioneve dhe "forca" (??) e ligjit, jane shpikje pa kuptim qe ne fakt jane parime qe lidhen me cilindo shtet. Ndersa BE si parime ka Vlerat e BE qe jane Dinjiteti i njeriut, Liria, Demokracia, Barazia, Rendi i ligjit, dhe te Drejtat e njeriut. Ne fakt, per here te pare, Greqia deshmon dinjitet si shtet qe refuzon te ftoje nje individ si Rama konsideruar bacground e tij si trashegimi e mafies se kuqe enveriste dhe kreut te organizates me kriminale qe po njeh vendi duke kapur permes korruptimit politiko-kriminal cilesite e kreut te PS, deputetit te Kuvendit, dhe Kryeministrit. Dhe me to, kapje te cdo qelize te shtetit dhe Shqiperise. Reforme nder me te "egrat" kjo ne drejtesi???! Nese me "Drejtesi te Re" nenkupton qe gjysma e prokurorise se Tiranes eshte ne fakt prokuroria e Felajt apo ku te kalosh "vettingun" nenkupton aftesine per te falsifikuar rekordet noteriale, dokumentare dhe lidhje te forta politike duke "kopsitur" letrat "konform" ligjit qe sot, ne kembim, te mos hetojne kryepykat e Tiranes apo Shqiperise, athere ne fakt bashkepunimi i "celikte" BE-SHBA paska pordhuar me te vertete egersisht dhe fuqimisht!
Përgjigju