Aksi nacional Berat-Skrapar, prej vitesh gjendet në mungesën e barrierave dhe sinjalistikave rrugore. Ky aks rrugor përmban mbi 150 kthesa dhe është mjaft i frekuentuar nga vendas dhe turistë që tërhiqen për të parë bukuritë natyrore.
Drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimet e tyre…
“Ka nevojë për rregullim, duhet të merren masa normalisht. Barrierat janë por prapë ka nevojë
-Lëviz dy-tre herë në ditë, sa herë lëviz këtej I duhen 1 mijë euro shërbime makinës
-Rruga siç e shikoni është copë-copë, ka të paktën 15 vjet kështu, i lamë lekët nëpër servise.
Në disa segmente ka prezencë të shtuar gurësh që shpeshherë janë bërë burim për aksidente.
Rruga nacionale Berat-Skrapar me gjatësi 51.47 km prej më shumë se 15 vitesh nuk është rikonstrukstuar nga enti pronar, Autoriteti Rrugor Shqiptar.