Faik dhe Shkëlzen Buci dhe Eglantina Buci

S'ka kthim të eshtrave të Eglantinës tek familjarët! Akuza: Mund të kërkohet ekspertim i ri i ADN-së nga të arrestuarit

18 Shtator 2020, 14:56| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 15:08

  • Share

Eshtrat e Eglantina Bucit, të gjetura në zonën e Malit me Gropa, nuk do i kthehen njerëzve të afërm të saj për t'u varrosur denjësisht. Ky konkluzion ka dalë pasi sipas prokurorisë, eshtrat janë prova kryesore që tregon se në këtë ngjarje të rëndë, kemi të bëjmë me vrasje. Për më tepër, eshtrat do mbahen të konservuara në ambientet e murgut të spitalit, pasi gjatë fazës së gjykimit, dy të arrestuarit babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci, mund të kërkojnë analizim të ri të ADN-së dhe një gjë e tillë, do të sillte më pas marrjen e një vendimi për zhvarrosjen e eshtrave.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë kryer ekspertimin e ADN-së, duke krahasuar profilin gjenetik të eshtrave me profilin gjenetik të nënës së saj, ku është përfituar një profil i vetëm nënë-bijë. Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës.

Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t'u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?