Sociale

S'ka më ushqime të pashëndetshme rreth shkollave, flet ekspertja e ISHP-së: Do të ketë kontrolle dhe masa për shkeljen e rregullores

2 Nëntor 2021, 10:16| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 10:28

  • Share

Disa ditë pas urdhërit të autoriteve për ndalimin e ushqimit të pashëndetshëm në shkolla, përfaqësuesja e ISHP-së Jonida Haxhiu tregon detaje të tjera në lidhje me situatën dhe zbatimin e urdhërit. Ajo shpjegoi se do ketë monitorime, madje edhe masa në rast se nuk zbatohet rregullorja e vendosur nga autoritet përkatëse. 

Sipas rregullores ky vendim do të shtrihet në të gjitha institucionet arsimore të vendit. Do të ketë monitorime, vëzhgime të vazhdueshme nga autoritet përkatëse në të gjtihë vendin për të parë se sa po zbatohet një rregullore e tillë dhe patjetër do të shoqërohet me masa në rastet e evidentimit në rastet e moszbatimit të kësaj rregulloreje. Paralelisht është menduar që të vazhdohet edhe me sesione informimi dhe ndërgjegjësimi të të gjithë hallkave që janë përfshirë në realizimin e këtij vendimi.

Për nutricionisten Diola Dosti është një nismë e rëndësishme e cila duhej të ishte marr shumë kohë më parë ndërsa pas vëzhgimit të saj, në rregulloren e vendosur bëri disa korrigjime në lidhje me listën e përpiluar nga autoritet për ushqimet e ndaluara dhe të lejuara për fëmijët. 

Tek lista e ushqimeve të ndaluara do të ishte mirë që të specifikohej tek yndyra dhe tek acidet yndyrore, në fakt ne nuk jetojmë dot pa yndyrë dhe pa acide yndyrore, truri ynë është mbi 60% yndyrë dhe na duhet sidomos fëmijëve. Por do të ishte mirë që të specifikohej yndyra e pashëndetshme dhe acidet yndyrore të pashëndetshme. Një tjetër sygjerim për yndyrën e qumështit, le ta ketë yndyrën e plotë. Dhe pika e tretë përmendet kafja, një fëmijë deri në moshën 15-vjecare nuk duhet as t’ia ndjej aromën e kafes” u shpreh ajo.

Megjithatë sipas shpjegimeve të ekspertes së ISHP-së, ka ende vend për korrigjime në interes të shëndetit të fëmijëve.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?