Armand Duka

Skandali / Futbollistët e ‘Superiores’ me pagë sa pastrueset e FSHF-së, vetë ‘beu’ Armand Duka paguhet si ekonomist pularie

24 Janar 2022, 18:54| Përditesimi: 24 Janar 2022, 19:06

  • Share

Degradimi i futbollit në Shqipëri nën drejtimin e ‘beut’ Armand Duka, i cili nuk ka pasur dhe nuk ka kurrfarë lidhje me sportin më popullor në botë dhe Shqipëri, ka shkuar në skaje të paimagjinueshme. Publikimi i listës së pagave konfirmon dyshimet dhe akuzat se klubet e futbollit nën ombrellën e FSHF-së së Armand Dukës, janë kthyer në një lavatriçe gjigante  pastrimi parash, mashtrimi me taksat dhe evazioni fiskal. Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit.

Ndërsa anëtarët e kupolës së FSHF-së marrin një pagë deri në 5 mijë USD në muaj, futbollistët e Superiores, marrin një pagë 16 herë më të ulët, një tregues i qartë i mashtrimit me pagat dhe i operimit me bordero të paligjshme, për të shmangur taksat. Paga e futbollistëve profesionistë, të cilët përballen çdo vit me skuadra evropiane, është e barabartë me pagën e pastruesve të FSHF-së. Nuk mungojnë as raste kur fotbulliste të kombëtares, me emër në arenën ndërkombëtare, nuk marrin as pagën formale minimale, por paguhen në të zezë.

Ndërkaq, Armand Duka rezulton se e ushtron ‘vullnetarisht’ detyrën e kreu të FSHF-së. Duka figuron me një pagë prej 40 mijë lekë në muaj tek kompania e tij e pularisë në Durrës, “A.I.B.A. Kompani”. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, rezulton me një pagë prej 5 mijë USD në muaj, Armand Duka nuk figuron në listën e pagave si ekonomist pularie. Me sa duket, i gjendur mes milionave prej dy dekadash, Duka nuk ka pasur nevojë që të ketë një pagë! Vetëm këto të dhëna do të mjaftonin e Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, policinë, Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK për të nisur një hetim për lëvizjen dhe kanalizimin e parave në futbollin shqiptar, gjatë mbretërimit 20-vjeçar të Armand Dukës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli futbolldashes: 24/01/2022 21:11

    Putini i FSHF Armando Duka kryehajduti kryemafiozi ķryeshkaterrimtari i futbollit shqiptar ai qe shiti stadiumin kombetar kerkon perseri te zgjidhet ne krye te FSHF qe te zhvase edhe ate qe i ka mbetur pa plackitur

    Përgjigju
  • luani: 24/01/2022 19:10

    Armand Duka-Nje mafioz 24 karatesh,i treti ne liste pas Berishes e Metes...,sheiku i futbollit shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?