Si pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur 'zgjidhjen' për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.
Skandali u publikua nga emisioni investigativ "Fiks Fare", pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.
Biseda:
Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?
Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?
Fiksi: Po
Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?
Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.
Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..
Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.
Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.
Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.
Farmacistja: Emër dhe mbiemër.
Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.
Farmacistja: F…
Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?
Farmacistja: Po
Fiksi: Sa bënte kjo?
Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.
Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.
Farmacistja: Kalofsh mirë!/ TCH
Mir mo kjo e kabo ne farmaci!po ne Shkoder i kane bo edhe agjencit turistike!
PërgjigjuMe falni si ka mundesi qe te gjithe jane budallalepsue perfshi ketu dhe gazetaret??????? Pse nuk mundet te udhetoje dikush jashte Shqiperise pa bere testin , me pagese??? Persa i perket udhetimit varet se ku do te udhetosh dhe cfare kerkesash ka shteti prites. Normalisht kur arrihet ne shtetin qe kerkon teste , testet kryhen ne vend dhe nga organet shteterore te vendit prites. Testi shqiptar nuk vlen as per ne nevojtore POR ajo qe eshte me tragjikja eshte veper MAFIOZE e mireorganizuar per te grabitur ne kufijte e shantazhit te mos pranimit per check in , kur duhet te udhetojne. Kush e vendos qe duhet testi i Covid per udhetimet jashte Shqiperise ???? ASKUSH !!!! Vetem vendi ku do te udhetoje dikush !!! Ne nje vend ku hyhet pa teste Covid , nuk mund te kerkohet te dalesh me teste Covid. Kjo eshte nje praktike mafioze duke iu marre leket , duke iu shtuar stresin dhe duke kercenuar qytetaret ! NDAL, kesaj propogande zhvatese te institucionalizuar dhe nepermjet kesaj media , qe e shkroi.Kush e thote e kush e shkruan qe nuk mund te udhetosh pa test Covid ????? A ka VKM per kete??? JO dhe JO , e pra kjo qe kerkohet ne kufijte shqiptare eshte e paligjshme nga ana e autoriteteve shqiptare , te gjitha testet dhe kerkesat jane te ligjshme nga vendet ku mberrihet po kerkesat jane te ndryshme . Disa shtete nuk duan fare teste, disa e kane karantinen e detyrueshme , disa ta bejne testin ne vend kur mberrin. Dhe testi shqiptar i paguar teper shtrenjte del i vlefshem vetem per ne tualet. E pra njerezit jane te lire te levzin ur paraqesin dokumentat e udhetimit dhe bileten, askush nga ju palaco nuk ka te drejte te imponoje nevojen e pasjes se testit Covid. Dhe duke botuar ngutjen qe nuk lejohet te udhetosh pa test covid nga Shqiperia jeni duke bere krim.
PërgjigjuJame shume dakort me Z. Rob: ne komentin e mesiperm. Ne Itali per te udhetuar Testin e Covid-19 ne farmaci e paguan vetem per 15,00€ duke ditur se paga mesatare atje eshte 1.100-1.200€ ne muaj. Ne Rinas e paguan 35,00€ kur paga mesatare sa eshte??? 300,00-400,00€??? SKANDAL.!!!!!! Pse fiksi nuk merret edhe me kete natyre abuzimi nga ana e Autoriteteve Shqiptare??? NO MORE COMENT