BERAT-Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit, të dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara për tregtim, të kthyera nga Kroacia.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura. Në përfundim, Gjykata e Beratit e konsideroi të vlefshëm arrestimin dhe vendosi masën e arrestit me burg për të tre të ndaluarit: Arben Dyli, grumbullues- arrest me burg, Elton Tafaj, fermer – arrest me burg, Elson Tahiraj, inspektor shteti- arrest me burg
Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa, ndërsa prokurorja Malvina Pellumbi.
'Me kërkesën e prokurores Malvina Pëllumbi, Gjyqtari Ilirjan Hysa ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" për shtetasit, të cilët dyshohen se me anë të veprimeve të tyre kanë shpërndarë dhe kanë lejuar të shpërdahen produktin mandarinë me përmbajtje të lartë pesticidi mbi normë të lejuar, duke cënuar kësisoj shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore', njoftoi sot gjykata.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtës i cilësuan të ndaluarit si viktima të konkurrencës tregtare, duke pretenduar se qëllimi ishte dëmtimi i tregtarëve vendas. Avokati mbrojtës i Arben Dylit madje hodhi dyshime mbi vërtetësinë e analizave të autoriteteve kroate.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte AKU-në pas kthimit të produktit nga Kroacia. Ai njoftoi fermerët, një nga Goriçani dhe një tjetër nga Saranda, për të marrë mallin e rikthyer.
Fermeri i arrestuar Elton Tafaj deklaroi se AKU i kishte komunikuar se mandarinat ishin të prishura dhe për këtë arsye ai i kishte hedhur në landfillin e Dimalit.
"M’u thye zemra kur i hodha, sepse ishte djersa ime," tha Tafaj.
Pavarësisht mbrojtjes dhe deklarimeve të arrestuarve gjykta vendosi masën e arrestit me burg për të tre të arrestuarit. 8 ton manderina ishin nga Goriçani dhe 12 ton nga Saranda.
Komente

Aku. Beratit duhet te shkarkohet e gjitha. Eshte kriminale lejimi Duhej qe ne kufi kur u kthye malli te bllokohej dhe te shkaterohej Turp i shqiperise
Përgjigju