Skandali i Onkologjikut/ Shoqëria civile sërish në protestë: Mjaft me shëndetësi që shëndoshet mbi shpinën e shëndetligëve

1 Korrik, 19:53| Përditesimi: 1 Korrik, 20:01

  • Share

Shoqëria civile u mblodh sërish sot në protestë para ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit të zbuluar në Onkologjik.Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Mjaft me shëndetësi që shëndoshet mbi shpinën e shëndetligëve”

Protestuesit reaguan dhe lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin e Onkologjikut ku Rama i indinjuar tha se ata që kanë abuzuar me pacientët duhet të marrin dënimin e merituar.

“Ato 100 mijë euro mund të ishin blerë ilaçe. Mjekët i dinë problemet. Kryeministri mjafton tu cojë ilaçet në spital. Kjo është detyra e vetme e kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë. Të çojë ilaçe në spital” thotë një protestues me megafon.

Kjo është protesta e dytë që shoqëria civile organizon pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku, ku mjekët akuzohen se zhvatnin pacientët me tumor, nuk i jepnin shërbimin publik por i orientonin drejt klinikave private.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?