Skandali i pagave/ Basha nga Dibra: Zbuloi se ku është katandisur Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës

29 Dhjetor 2021, 15:11| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 16:19

  • Share

 

Nga Dibra, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur të flasë te skandali i publikimit të pagave, ku tha se ky është një tregues se ku është katandisur Shqipëria.

“Të gjitha këto halle, probleme, dhimbje të përditshme të shqiptarëve, janë bërë edhe më të rënda nga pandemia, e cila na ka marrë nga gjiri familjeve tona dhjetëra, mijëra prindër dhe të afërm. Shumë më shumë sesa vendet fqinje. Ka goditur dhe ka futur në borxh qindra, mijëra familje shqiptare. Sepse ky vend nuk ka qeveri. Sepse ky vend nuk qeveriset. Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Ka një njeri të ulur në karrigen e kryeministrit që nuk ka hallin e njerëzve. Nuk qeveriset sepse anembanë vendit, nuk ka shtet. Nuk është një shtet i korruptuar dhe i kapur, por është një shtet i kapur nga të korruptuarit. Një shtet që siç e pamë javët e fundit është rrënuar deri në tullën e fundit. Zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, e kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha zbret në bazë pa plan për bashkimin e PD-së, mesazh nga Dibra për '5 janarin': Demokratët s'do hidhen kundër njëri-tjetrit! Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?