Skandali me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, restoranti i djalit të Dritan Agollit fshin fotot e kuzhinierit që mori tenderin 400 mijë dollarë

2 Shkurt 2022, 11:04| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 11:21

  • Share

Djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, duket se ka filluar të marrë masa për të fshirë provat që e lidhin atë me kuzhinierin Alfio Rrotanin, pasi kompania ku ai është aksioner kryesor u shpall fituese e  tenderit me vlerë 400 mijë dollarë

Në faqen në Instagram të restorantit të Flladi Agollit me emrin “Bedoun Beach Bar” janë fshirë të gjitha fotot e Rrotanit. Më parë në faqen e restorantit ishin foto të Rrotanit i cili shfaqej me gatimet specialitete të restorantit dhe me uniformën e shefit të kuzhinës. Pavarësisht se në profilin e restorantit fotot janë fshirë, Rrotani vetë vijon t'i ketë në profilin e tij.

Në pretendimet e tij, Dritan Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani, nuk ka punuar tek restoranti i djalit të tij, por se është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menynë e lokalit të tij në Hamallaj. Rrotani ka marrë pagesën për këtë shërbim dhe sipas Agollit nuk ka pasur raport tjetër financiar mes tyre.

Skandali me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, restoranti i djalit të Dritan Agollit fshin fotot e kuzhinierit që mori tenderin 400 mijë dollarë

Lajmi kryesor:

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?