Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe Julinda Llupo

I pagoi qiranë një gjyqtari që favorizoi Berlusconin, kush është shqiptarja që mori 70 mijë euro nga ish-kryeministri italian (EMRI+FOTO)

20 Janar 2022, 16:55| Përditesimi: 21 Janar 2022, 12:07

  • Share

Shqiptarja Julinda Llupo, 34 vjeç e lindur në Tiranë dhe banuese në Itali, në periudhën shkurt-tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi.

Nga këto para, 2500 euro raportohet se janë përdorur për të paguar qiranë e banesës së magjistratit Cosimo D’Arrigo, që më 2012 liroi Berlusconin nga gjyqi Mediatrade.

Kjo shumë parash i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim të pakuptimtë.

Më 27 shkurt 2020 ka nisur transferta e parë bankare. Pagesat ishin të rregullta. Në të njëjtin muaj janë dërguar edhe transferta të tjera për persona të ndryshëm.

Gruaja shqiptare e pyetur nga gazetarët nuk ka shpjeguar arsyen e këtyre dhuratave. Informacioni i mbledhur sqaron se ajo është aksionerja e vetme e një kompanie: L3L-Co, aksionet e së cilës iu shitën nga partneri i saj disa muaj më parë. Një kompani e specializuar në Bed & Breakfast.

Nga hetimi i gazetës Domani raportohen edhe reagimet e të interesuarve dhe avokatëve të Berlusconit. Vajza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë dashur të shpjegojnë historinë, ndërsa shoqëruesit e Berlusconit sqarojnë se Llupo nuk është e përfshirë në gjyq.

Nga ana tjetër, magjistrati pretendon se nuk di asgjë për marrëdhëniet mes Llupos dhe Berlusconit dhe se ka ndërgjegje të pastër.

 

Shqiptarja Julinda Llupo

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?