Videoskandali seksual, SPAK heton tabulatet telefonike të Alma K, kërkon porositësin! Safet Gjici ankimon masën 'arrest me burg’!

1 Korrik 2023, 10:29| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 16:31

  • Share

TIRANË- Celulari i sekuestruar i Alma Kaçit, tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos si dhe qelizat celulare që do të tregojnë vendndodhjen e saj në ketë periudhe kohore, janë provat që po analizohen me prioritet nga prokuroria për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit për ish-kreun të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Dëshmia e 40-vjeçares, e cila sipas hetuesve ka qenë shumë kontradiktore, e për me tepër që nuk ka pranuar deri në këtë faze, të tregojë personat që e kanë porositur si dhe personat që e kanë shpërndarë videoskandalin, duket se nuk po ndihmon në zbardhjen e çështjes. Teksa ka pretenduar se ajo është një investiguese private që punonte në të zezë me kohë të pjesshme, 40-vjeçarja nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka porositur këtë herë duke argumentuar se këtë gjë nuk e tregonte dot. Pikërisht për këtë arsye, prokuroria duket se është përqendruar tek analizimi i provave shkencore, më tepër sesa tek deklarimet.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se pavarësisht deklarimeve, e akuzuara për korrupsion aktiv, grupi i hetimit është duke analizuar provat shkencore dhe me pas do te veprohet me thirrjen e personave të tjerë që rezultojnë se kanë patur kontakte me 40-vjeçaren, si dhe nëse kanë qenë në dijeni për videoskandalin para publikimit te tij, dhe madje e kanë shprehur atë publikisht. 

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. Masa është dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë ndërsa është ankimuar nga avokatët e dy te akuzuarve me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Avokati i ish kryebashkiakut, këmbëngul se në rastin konkret nuk kemi vepër penale por morale dhe për këtë Gjici e ka marre dënimin duke dhënë dorëheqjen. Ndërsa vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.     

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë. Gjici akuzohet për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/07/2023 02:07

    Porositesit dhe shperndaresit jane te njejte,mjafton qe SPAK-u t'jua kerkoje kompanive kompjuterike per adresat e llogarive.S.d.q ne kete histori me vjen keq vetem per nenen dhe femijen e kesaj Almes dhe familjen e Gjicit.Qe te dy u shkateruan jeten me veprimin qe bene,i bene objekt i fjaleve e thashethemeve dhe tani e tutje do t'i tregojne me gisht e do t'i pergojojne.

    Përgjigju
    • Lina: 05/07/2023 02:52

      Shumë e drejtë.

  • Gripi: 01/07/2023 14:54

    Safet hamshori i di te gjithe idiote si vetja. Neni per korupsion ka edhe Premtimin te njejte si Kryerja e vepres penale, prandaj beji te fala atij te koruptuarit nga dukati qe ke per avokat dhe beje burgun si burre, mos u qurravit me. Ta futen se te gjeten ty budalla te pangopur dhe te papare. Vetem nese SPAK nuk zbardh te gjithe skemen dbe te denoje te gjithe personat e perfshire ne kete histori turpi, atehere mos denoje dhe Safetin.

    Përgjigju
  • Xhimi: 01/07/2023 11:01

    Poo Arben e vertete Gjici tani do ti tregoje kuksianeve se si bohet ne zyre mire e lire ai muhabeti.....oh te mjere mjaft me keto brockulla!!!

    Përgjigju
  • Arben: 01/07/2023 10:40

    Ishalla e lejojne Safetin te dale ne zgjedhjet e parakohshme per kryetar bashkie ne Kukes! Do kishte mundur thelle opoziten,sidomos tani qe u morr vesh qe Saliu qendron pas asaj videos! Populli jone eshte i zgjuar, nuk manipulohet lehte nga opozita!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?