Skandali/ Tabela e përparësisë u vu pas aksidentit që i theu këmbët 24-vjeçarit! Report Tv siguron ekspertizën: Firmën e hodhi i vëllai

10 Tetor 2019, 18:19| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 18:59

  • Share

TIRANË- Report Tv siguron dosjen ku 24 vjeçari Klodian Burgu i cili rrezikon të mbetet i paralizuar sipas ekspertimit autoteknik, është fajtor pasi nuk ka respektuar dhënien e përparësisë së krahut të djathtë ne një kryqëzim.

Por Klodiani i cili një ditë më parë denoncoi në Report Tv falsifikimin e firmës së tij dhe mbylljen e hetimeve pa dijeni, me anë të fotove që ka sjell në Report Tv thotë se ditën e aksidentit kryqëzimi ka qenë pa tabela dhe ato janë vendosur pas siç shihet në këtë foto.

Foto rruga ku ndodhi aksidenti (Vendosja e tabelës Stop pas ngjarjes)

Sipas Klodianit tabela e vendosur pas aksidentit detyron automjetin që përplasi atë të japë përparësi dhe jo Klodianin i cili ka parë makinën vetëm kur është përplasur në derën e parë të pasagjerit.

Në ekspertizë rezulton se asnjë nga drejtuesit e mjetit s'ka qenë i dehur apo tej normave të shpejtësisë ndërsa nuk janë fiksuar gjurmë të frenimit.

Eksperti shprehet “Nisur nga fakti i mos pasjes së gjurmëve të frenimit të motorit dhe shtrirjes së vogël të ngjarjes në hapësirë, tregon se nuk kemi të bëjmë me shpejtësi në rastin konkret të motorit”.

Edhe për mjetin autoveturë kjo shpejtësi nuk mund të përcaktohet shprehet eksperti, por nisur nga hapësira e vogël e ndalimit mund të themi se ka qenë nën normat e lejuara ku e lejuara është 40 km/h.

Në një tjetër pikë eksperti autoteknik Bashkim Misku sqaron se drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident mjeti veturë me targë AA 151 UN ka qenë i rregullt teknikisht, me patentë, pa alkool dhe i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve Klodian dhe Ervin burgu, dy vëllezërve.

Bazuar në këtë ekspertizë autoteknike, prokurorja Suela Salavaçi ka vendosur të pushojë hetimet për këtë rast ndërsa ekspertiza nxjerr fajtor për mosrespektimin e përparësisë së krahut të djathtë në kryqëzim 24 vjeçarin Klodian Burgu.

Por a ka firmosur Burgu në këtë proces?

Ai një ditë më parë tha publikisht duke denoncuar se nuk ka firmosur ndërsa sipas këtij dokumenti që prokuroria vuri në dispozicion të Report Tv rezulton se ka firmosur vëllai i tij Ervini.

E bën apo jo kjo firmë të vlefshme procedurën hetimore të ndjekur në këtë rast gjykata ka vendosur të shprehet më 28 tetor ora 11:00.

Por ajo çka mbetet një pikëpyetje e madhe për hetimet e akuzës është se përse askush nga pronarët e rrugës në këtë rast bashkia Kamëz nuk është hetuar për mungesën e tabelës sinjalizuese e cila në qoftë se do ishte para aksidentit mund të kish shmangur këtë pasojë të rëndë dhe një proces që zvarritet dhe i dëmtuari rezulton dhe fajtor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?