TIRANE- Gjatë vitit 2020, do të nisë për herë të parë në disa degë të administratës publike zbatimi i planeve të integritetit, të cilat konsistojnë në skanimin e ndershmërisë së individëve, të cilët punësohen në sektorin publik, si parakusht për parandalimin e korrupsionit. Nisma është parashikuar në planin e veprimit 2018–2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Ministria e Drejtësisë do të jetë institucioni i parë i pushtetit qendror që do të miratojë një plan integriteti për punonjësit e saj. Plani, i cili është hartuar tashmë dhe që pritet të vihet në zbatim në gjysmën e parë vitit 2020, do të shërbejë si model për t’u ndjekur nga ministritë e tjera, për t’u shtrirë më pas në çdo degë të administratës publike. Krahas Ministrisë së Drejtësisë, javët e fundit të vitit 2019, edhe baskitë kryesore në vend kanë nisur lëvizjet dhe takimet për hartimin e planeve të integritetit për zyrtarët e tyre. Nisma financohet buxheti i shtetit, qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedisë, Italisë, Zvicrës, Programi i OKB-së për Zhvillim etj.
Plani i integritetit parashikon një sërë masash për të parandaluar shkeljet që cenojnë integritetin e zyrtarëve publikë. Më konkretisht, çdo institucion shtetëror do të miratojë dhe publikojë në faqen zyrtare planin e integritetit, ashtu siç kanë miratuar programin e transparencës. Në plan do të përfshihen informacione mbi reagimet institucionale ndaj sjelljeve morale dhe profesionale të papranueshme të punonjësve publike, informacion mbi pranimin e dhuratave, rastet e korrupsionit, kodi i mirësjelljes, veprimet disiplinore të regjistruara, trajnimet mbi etikën etj. Ecuria e zbatimit të kësaj nisme do të monitorohet nga Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion, e cila përbëhet nga përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit
Qendror si dhe nga drejtori i Departamentit të Burimeve, Transparencës dhe Administrimit në Kryeministri.
Në vitin 2016, Kuvendi miratoi ligjin për sinjalizimin dhe sinjalizuesit, një ligj ky i posaçëm kundër korrupsionit në administratë. Por, tre vite më vonë, rezultatet e efekteve të zbatimit të këtij ligji nuk janë inkurajuese. Ndërkaq, në 19 dhjetor ka nisur punën Prokuroria e Posaçme, e cila është projektuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin në të gjitha nivelet. Por, që Prokuroria e Posaçme të jetë plotësisht efektive, duhet të funksionojë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Lufta kundër korrupsionit përbën një nga 5 prioritetet kyçe që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtim