Opinion

Ylli Pata: Skema 'Babale': Tentativa për të dështuar hetimet e SPAK

12 Korrik 2021, 10:51| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 10:54

  • Share

Në një mëngjes të fillim vitit 1992, kur prokurori më aktiv i “Pool Mani Pulite” të Milanos, Antionio Di Pietro, nisi operacionin e madh antikorrupsion në politikën italiane, një telefonatë e rëndësishme i erdhi nga Roma.

Ishte Giovani Falcone, i sapoemëruar si Kryeinspektor i Ministrisë së Drejtësisë, i cili kërkoi nga kolegu i tij që kishte dëshirë që të drekonte një vakt të mirë në një nga restorantet e mira të kryeqendrës së veriut italian.

Di Pietro rezervoi trattoria-n e tij të preferuar, ku në orën e llogaritur nuk do të kishte asnjë klient tjetër, pasi pronari, mik i prokurorit, kishte shkruar tek porta se do të bënte dizinfektim.

Falcone, i cili ndiqte me shumë interes dhe gëzim hetimet e kolegëve të tij, këshilloi Di Pietron që të mos rridhnin lajmet mbi hetimet si telenovelat pasi do t’i dëmtonin rëndë hetimet.

Në Palermo, në rastin e maksiprocesit të madh kundër kupolës së Cosa Nostra-s, Falcone e Borselino, u mbyllen në kazermën e Carabinieri të kryeqendrës siçiliane dhe për mbi një muaj nuk folën me askënd, derisa bënë gati letrat për gjykatë, ndaj nuk pati rrjedhje.

Por fatkeqësisht, në rastin e Mani Pulite-s, ngaqë ishte një mënyrë e hapur hetimi, e ku natyrisht kishte edhe “talpa”, por edhe aftësi të reporterëve, pati mjaft rrjedhje për hetimet, gjë që solli probleme të mëdha. Vranë veten dy nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, që u arrestuan si të dyshuar për rrushfete ndaj politikës.

Në Kolumbi, kur bërthama e DEA-s amerikane arrestoi kreun e kartelit të Cali-t, disa media të paguar nga narkotrafikantët, nxorën emrin e kryepolicit të vendit se kishte marrë para nga kumbarët e Cali-t.

Kjo dëmtoi rëndë hetimet, dhe pas suksesit me kreun e kartelit të Medelin, Pablo Escobar, e krerët e Cali-t, nuk pati më operacione masive ndaj narkotrafikut.

Këto ditë, gjatë dy operacioneve të rëndësishme të SPAK, po vihen re një telenovelizim i hetimeve, duke përdorur apo krijuar një fabul të ndryshme sipas interesave.

Madje është riaktivizuar edhe “qytetari digjital”, i shpallur Non Grata nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. i cili, po tenton sipas Skemës “Babale” të prodhojë fabula mbi çmimin e kapeleve të policisë, madje duke i vënë çmime sa “frëngu pulën”. Pikërisht kjo mënyrë e përdorimit, apo e luajtjes me hetimit, mund të jetë shumë e dëmshme, madje ka shumë gjasa që të prishë hetimet reale. Jo më kot, në rastin “Babale”, u sajua me anë aktorësh të paguar nga selia e PD-së, një bisedë telefonike të personazheve që nuk ekzistonin, pët të simuluar më pas një skandal politik.

Me të drejtë Prokuroria nisi hetimet ndaj kësaj çështje. Po ç’ndodhi? Protagonistët e “Babale show” nisën shkërmoqjen. Babalja u arratis në Kosovë, e më pas në Belgjikë, ku mori azil. Deputeti babale, edhe pse u dënua mori mandat edhe njëherë si shpërblim dhe është më i llastuari nga panelet, që e kanë të gjithë shok. Kurse personazhi i tretë ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Të tjerët? Janë edhe sot e kësaj dite pjesë e “Paramilitarëve të PD-së”, të gatshëm për çdo operacion të radhës…

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?