Mallrat kontrabandë

Kronikë

Skemë kontrabande me shitjet online, gjykata lë në burg tre administratorët e magazinave, dy lihen në 'arrest shtëpie'

25 Nëntor 2021, 16:38| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 16:57

  • Share

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 6 administratorët e arrestuar të magazinave industriale në kryeqytet, të cilët përdornin skema kontrabande për të shmangur detyrimet fiskale. Malli i sekuestruar kapte vlerën e 1 mln eurove. Burime për Report Tv bëjnë me dije se se gjykata ka lënë në burg tre prej tyre, ndërsa dy u lanë në 'arrest shtëpie' dhe një me detyrim paraqitje.

'Arrest me burg u caktua për;
Manol Lekaj, 34 vjeç - administrator i subjektit ADEX
Bruno Sanija, 37 vjeç - administrator i subjektit GED
Eduard Gjura, 38 vjeç - administrator i subjektit Ideal Express

Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' u caktua për;
Anxhela Daut, 30 vjeçe - administrator i subjektit BIPEX
Kejvi Sulaj, 25 vjeç - administrator i subjektit Inteks Courrier

Masa e sigurisë 'detyrim për t'u paraqitur' u cakua për;
Bledar Çele, 44 vjeç - menaxher i subjektit COEX

Kujtojmë se në magazinat e bllokuara dje janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga kontrolli  është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;
300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)
shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Një nga magazinat e bllokuara

Komento

Komente

  • nreca: 25/11/2021 16:54

    e me bled buzqeshja, smerret kush me ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?