Skenderbeu duke festuar titullin kampion

Skënderbeu feston titullin kampion, kërkon edhe Kupën

23 Maj 2018, 20:50| Përditesimi: 23 Maj 2018, 21:51

  • Share

Skënderbeu ka festuar titullin e 8-të kampion në Shqipëri, teksa pavarësisht humbjes ndaj Vllaznisë, i ka dhënë fundin një sezoni që e ka dominuar duke nisur nga fillimi i Superiores.

Ka qenë vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ka dhënë trofeun për kapitenin Orges Shehi. Gjithë beteja e Skënderbeut tashmë mbetet me UEFA-n për pjesëmarrjen në Europë.

Megjithatë, të dielën Skënderbeu ka edhe një tjetër finale për të luajtur, atë ndaj Laçit për Kupën e Shqipërisë. Korçarët e kërkojnë këtë trofe për herë të parë dhe duan medoemos ta arrijnë këtë objektiv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?