Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e mbetura për raundin e dhjetë. Në Elbasan vendasit u ndalën 1-1 nga Skënderbeu, teksa në Korçë sfida mes Tiranës dhe Laçit u mbyll po 1-1. Kjo javë u mbyll në 19:30 në "Loro Boriçi" ku vendasit e Vllaznisë barazuan 2-2 ndaj Partizanit. "Demat" vijojnë të jenë në krye të renditjes.
Në "Loro Boriçi" mes katër golave dhe spektaklit Vllaznia dhe Partizani barazuan 2-2. Mba zhbllokoi sfidën për "Demat" pas 15 minutave lojë, para se Stojanovic dhe Mala të përmbysnin ndeshjen për shkodranët. Fundi i sfidës ishte dramatik për vendasit që e pësuan sërish nga Mba. Dy barazime radhazi në udhëtim për Partizanin që e mbajnë sërish në krye të renditjes me 17 pikë.
Në "Elbasan Arena", AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Skënderbeut. Edhe pse korçarët për 47 minuta luajtën me një lojtar më pak, "Tigrat" nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga fusha e tyre. Gjithçka u zhbllokua nga Ermir Rashica që pasi dribloi dy mbrojtës kaloi Skënderbeun në avantazh gjatë minutës së 29-të. Më pas Prenci në të 43 minutë la korçarët me një lojtar më pak. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e barazimit me Ze Gomes, ndërsa në fraksionin e dytë VAR anuloi një gol për AF Elbasanin. Kështu, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, me AF Elbasanin që e ka barazimin e tretë radhazi.
Në stadiumin e Korçës, skuadrat e Tiranës dhe Laçit barazuan 1-1. Jarmouni ishte "engjëll dhe djall", pasi në të 42 minutë kaloi Tiranën në epërsi dhe në fundin e sfidës shënoi në portën e tij për të bërë që Tirana të vuajë me vetëm një fitore këtë sezon.
Superliga shqiptare e futbollit, java 10-të:
E premte, 25 tetor 2024 - 14:00
Bylis 4-0 Teuta
Egnatia 1-1 Dinamo
E shtunë, 26 tetor 2024
17:00 AF Elbasani 1-1 Skënderbeu
17:00 Tirana 1-1 Laçi (zhvilluar në Korçë)
19:30 Vllaznia 2-2 Partizani
Renditja: