Ndeshja Skënderbeu-Kukësi

Skënderbeu nuk e fal Kukësin në Korçë, Partizani i vetëm në krye të Superligës

4 Tetor 2018, 20:38| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 20:40

  • Share

Supersfida e javës së shtatë në Superligës mes Skënderbeut dhe Kukësit ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të korçarëve. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi u rikthye te rezultatet pozitive pas humbjes me Teutën falë golit të Nazmi Gripshit.

Numri 10 i bardhëkuqve mposhti në minutën e 17 portierin e verilindorëve, që e pati të pamundur të neutralizonte goditjen e fortë më kokë nga afër portës. 

Kukësi u përpoq shumë për golin e barazimit, sidomos në pjesën e dytë, por e pati të pamundur të dilte me pikë nga transferta e Korçës, duke humbur ndaj një rivali direkt.

Në këtë mënyrë skuadra e Cungut lejon që Partizani të shkëputet e vetëm në krye të Superligës. Të kuqtë pas 7 javësh renditen të parët me 16 pikë, Skënderbeu vjen i dyti me 14, ndërsa Laçi me Kukësin ndajnë vendin e tretë me 13 pikë.

Java e ardhshme e Superligës është parashikuar të luhet me datë 7 dhe 8 tetor, para se të ndërpriten kampionatet për ndeshjet e kombëtareve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?