Skënderbeu është hakmarrë ndaj Flamurtarin për humbjen 0-1 të mërkurën e kaluar në Kupën e Shqipërisë, e zhvilluar në Korçë. Kryesuesit e Kategorisë Superiore kanë fituar thellë në Vlorë, në shifrat 3-0.
Një fitore e pastër e korçarëve, çfarë tregon edhe njëherë tjetër se në kampionatin shqiptar Skënderbeu dominon totalisht. James dhe Sowe kanë kapur në “gjumë” mbrojtjen e Flamurtarit që në minutën e parë. Me këtë gol, Sowe ngjitet në kuotën e 14 golave, i pari në listën golashënuesve më të mirë, një më shumë se Guri i Kukësit.
Në një aksion model, Muzaka jep një assist për Sowe në minutën e 12, ky i fundit i lë topin Ditës, që shënjestron. 0-2 dhe Skënderbeu “vret” ndeshjen shumë shpejt në Vlorë, me tifozët që mërziten. Me fillimin e pjesës çdo gjë bëhet akoma më e thjeshtë për miqtë, që shënojnë golin e tretë me anë të Gavazajt, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që e gjen sërish në “gjumë” mbrojtjen vlonjate.
Korçarët mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë, në fund ulin ritmin, ndoshta për të mos turpëruar vendasit përballë publikut të tyre. Mbyllet 0-3, me Skënderbeun që shkon sërish 12 pikë para Kukësit të vendit të dytë, ndërsa Flamurtari mbetet në mesin e renditjes dhe minimizohen shanset për Europë përmes kampionatit.
Po shiten ndeshjen e kupes, lane kete sot. Ujqerit e leshit. Qeni s'heq dore nga muti asnjehere, ha... hajde se vitin tjeter ne te trete shkoni direkt.
PërgjigjuSa te kete bord drejtus pirranecat Bert topeujkun Alban spiunin kolloz dhe Ed macokun Flamurtari shum e ka dhe qendrimin ne superiore
Përgjigju