Skënderbeu thyhet në përballjen e mbijetesës kundër Egnatias! Dinamo 3 humbje rradhazi, zv/trajneri: Shpresë me Teutën

19 Shkurt 2022, 15:43| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 16:27

  • Share

Egnatia ka marrë një fitore jetike në ndeshjen e parë të javës së 21 të Superligës, pasi ka mposhtur Skënderbeun 2-0 në atë që mund të cilësohej si derbi i mbijetesës. 3 pikë që rrogozhinasit i ndihmojnë për t’u ngjitur lart zonës së ftohtë. Ndërkohë të dielën në orën 13:45 Tirana kryesuese e kampionatit udhëton në transfertën e Kamzës për t’u përballur me Kastriotin që lufton për mbijetesë.

“Kastrioti sidomos këto muajt e fundit ka marrë pikë. Po ti mbledhësh janë pikë të barbarta me ekipe që luftojnë për objektiva madhorë. Është një kundërshtar q ëmeriton rrespekt për shkak edhe të mënyrës agresive të lojës. Ky aspekt është shumë i rëndësishëm në futboll,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Dinamo që në 3 ndeshjet ka vetëm humbje të dielën e pret në Durrës Teuta, skuadra kampione në fuqi që nuk është në momentin e vet.

“Është e vërtetë që ne duhet të punojmë më shumë për gjendjen psikologjike se sa atë fizike apo taktike, por ndoshta ky fati i keq, tani që bëhet faza më e nxehtë e kampionati, të ndryshojë,”-u shpreh Eni Imami, futbollist i Dinamos.

“Me një ose dy fitore shikon veten me të tjera objektiva, ndërsa me një humbje del për tjetër objektiv. Ne nuk duhet të merremi fare me klasifikimin, por me veten. Nëse do vijnë rezultatet do vijë dhe ajo qetësia e duhur dhe skuadra e ka potencialin për të dalë nga ky moment,”-tha Erjon Xhafa, zv/trajner i Dinamos.

Po të dielën Laçi i vendit të dytë do përballet me Kukësin që do përpiqet t’i marrë vendin pasi ka 3 pikë më pak se kurbinasit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionis sti: 19/02/2022 16:23

    Shkarkon tranjeri Skenderbeu tranjeri nga Kosova kandidate Shpetim duro Suleman Mema Julian Ahmetaj Devi Muka Edi Martini Faruk Sejdini Adrian mema foto shtrakoshi Bernard Musta. Gugash Magani adresa Marko Igli allmucaj Ledi Pano Skender Gega

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?