Erion Veliaj dhe Lara Colturi

Skiatorja e Tiranës rezultat historik në Botërorin e skive, Veliaj: Lara Colturi na bëri krenar me performancën e saj të jashtëzakonshme

26 Nëntor 2023, 11:27| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 11:37

  • Share

Kohëve të fundit duket se emri i Shqipërisë po ngrihet në një nivel tjetër, jo vetëm në futboll, por në një larmishmëri sportesh.

Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Botëror, ka arritur një rezultat historik, duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12-ta në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar skiatoren shqiptare që bën pjesë dhe në Sport Klubin Tirana, për performancën e saj të jashtëzakonshme.

Ai e quan një rezultat historik për Shqipërinë dhe thekson se kjo është për t;u krenuar.

“Rezultat historik për Shqipërinë!

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, me performancën e saj të jashtëzakonshme, na bëri krenarë duke dalë e para në botë në raundin e dytë dhe e 12 në mesataren e dy kohëve, në Botërorin e skive”,- shkruan Veliaj.

Vitet e fundit, Klubi shumësportësh “Tirana”, po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?