Skunk, nga ‘bar i keq’ në drogën më të kërkuar në treg 

10 Dhjetor 2021, 20:18| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 20:22

  • Share

Skunk, lloji i vecantë i kanabis, nga më të hershmit, farat e së cilës dolën në shitje në Kaliforni në 1969, për herë të parë u përmend zyrtarisht në vendin tonë, në vitin 2012.

Në Giromeri të Filatit, Igumenicë, në afërsi të Qafë-Botës, në Sarandë antidroga greke zbuloi një çantë të zezë sportive me pako droge, rreth 166 kg.

Fillimisht u dyshua për llojin e thjeshtë të kanabis sativa. Por, oficerët u habitën kur në 70 pakot rezultoi “Skunk”, ose “Qelbësi”, nga e ka marrë edhe emrin, për aromën e rëndë të saj

Atëkohë shefi i policisë i Igumenicës tha, se droga dyshohet e prodhuar në Lazarat, me farë të ardhur nga Holanda dhe jo për tregun grek por për atë anglez.

I modifikuar gjenetikisht Skunk zëvëndësoi “Bonzai”-n, një drogë sintetike, shumë popullore mes të rinjve.

Ekspertët thonë “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet e fortë që mund të provokojë skizofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore.

Kjo lloj droge u fol shumë në 2018 pas arrestimit të Met Kananin ose Met Shqiptarit gjatë një përpjekjeje për të kaluar 1.1 ton nga Mugla për në Stamboll.

Ekspertët thonë se Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standart.

Fara zhvillohet në ambjente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambjenteve ku temperatura mbahet e kontrolluar. Ajo u modifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara para se të dërgohej në Hollandë, kryeqytetin europian të drogave.

Sasia më e madhe e SKUNK u përmend tre ditë më parë në Turqi, kur u kap 1.5 ton drogë që dyshohet se u trafikua nga Shqipëria.

Psikiatërit thonë se pavarësisht se të rinjtë po e konsiderojnë i më të sigurt se drogat e tjera pas pesë apo gjashtë muajsh varësi, përdoruesi shfaq shenja skizofrenie

Studimet kanë zbuluar se “Skunk” përmban 18 % Tetrahydrocannabino, krahasuar me 4 % që përmban marihuana.

Policia britanike e rendit këtë lloj droge në klasin A, ku hyjnë droga si kokaina dhe extasy.

Në vitin 2007, 1 gram “Skunk” shitej 5 funte, por kohët e fundit thonë se ky çmim është disafishuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?