'Skuqet' derbi, por Tirana dhe Vllaznia bëjnë 'paqe' në fundvit! Laçi hakmerret ndaj Partizanit, Mazrekaj 'dopietë'

30 Dhjetor 2020, 16:26| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 18:12

  • Share

Supersfida e javës së 13 të Superligës, ose ndryshe derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim 1-1. Në Selman Stërmasi kampionët në fuqi shënuan të parët me Ernest Muçin, duke krijuar përshtypjen se do të hakmerreshin për atë humbje në fazën e parë. Gjithsesi në pjesën e dytë Torrasa la ekipin me 10 lojtarë, ndërsa shkodranët gjetën barazimin me Ymerin.

Ndërkohë Laçi është hakmarrë për humbjen e fazës së parë duke mposhtur 3-2 Partizanin, që humbet mundësinë për t’u afruar me Vllazninë kryesuese. Për t’u veçuar në këtë takim ishte ‘dopieta’ e Mentor Mazrekajt, një ish i Partizanit që dëmtoi jo pak të kuqtë. Sakaq Apolonia ka marrë një fitore të vyer 2-1 kundër Kastriotit, ndërsa edhe Skënderbeu ka mposhtur 4-3 Bylisin. Këto ishin ndeshjet e fundit për këtë vit, ndërsa Superliga do të kthehet në aksion me 9 janar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?