Bota

Sllovenia heq telat me gjemba ne kufi me Kroacinë: Gardhi s’i pengon emigrantët, u rrezikon jetën

16 Korrik 2022, 11:32| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 11:54

  • Share

Ushtria sllovene nisi heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, që ishte vendosur për të frenuar kalimet e emigrantëve pasi më shumë se 1 milion njerëz që u larguan nga dhuna ose varfëria hynë në Evropë në vitin 2015-të.

Dhjetëra ushtarë përdorën mjete prerëse për të hequr telin me gjemba përgjatë kufirit, përpara se të ngarkonin gardhin në një kamion. Zyrtarët kanë thënë se mund të duhen rreth pesë muaj përpara se të hiqet i gjithë gardhi kufitar prej gati 200 kilometrash - një kombinim i telit me gjemba dhe paneleve metalike.

Vendimi për të hequr gardhin u mor nga qeveria e re liberale e Sllovenisë, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve në prill. Zyrtarët kanë thënë se kufiri do të monitorohet me mjete të tjera, por se është e nevojshme për të parandaluar çdo aksident dhe lëndim që mund të përballen emigrantët ndërsa kërkojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.

"Emigracioni nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket, por ky tel ishte një masë jo-proporcionale. Koha ka treguar se asnjë gardh nuk mund të parandalojë emigrimin, por ka shkaktuar shumë tragjedi," tha ministrja e Brendshme Tatjana Bobnar, e pranishme në kufi.

Emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia vijnë në Slloveni nga Kroacia nëpërmjet të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Shumë përballen me rreziqe në udhëtimet e tyre të gjata që shpesh zgjasin muaj, madje edhe vite, mes kalimesh të rrezikshme të deteve apo lumenjve, abuzimit nga kontrabandistët ose gjumit në kushte ekstreme atmosferike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?