Socialistët distancohen nga Bushati: Nuk jemi arrogantë (VIDEO)

4 Prill 2019, 14:53| Përditesimi: 4 Prill 2019, 15:05

  • Share

Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse.  Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë.”

Këto deklarime të djeshme të Ditmir Bushatit u lexuan si një distancim i ish ministrit  me partinë e tij mbi rolin e saj në krizën politike në vend. Por deputetët socialistë nuk i bashkohen kolegut të tyre. Disa heshtin dhe nuk e komentojnë fare deklaratën. “Nuk e di se çfarë deklarimesh ka pasur”,-thotë Spartak Braho.

Deputeti Alket Hyseni i shmanget përgjigjes duke i thënë “mirëmëngjes” gazetares së Report TV, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, fokusohet diku tjetër: “Mirëmëngjes. Mirë jeni? Pyesni një herë a jam mirë me shëndet”, dhe largohet për në mbledhjen e komisionit.

Të tjerë e kundërshtojnë Bushatin duke thënë se qeveria nuk është arrogante, por respektojnë mendimin ndryshe. “Nuk shoh asnjë arrogancë në gjithë këtë qëndrim tonin, është vetëm zbatim i kornizës kushtetuese. Nuk kam qenë prezent gjatë fjalimit të Bushatit, por kam lexuar për të. Në asnjë mënyrë nuk është një ndarje. Kështu ka qenë përherë Partia Socialiste është respektuar mendimi i gjithsecilit në grup,”-thotë Adnor Shameti.

Unë e di që mazhoranca jonë e ka pasur dorën e shtirë për bashkëpunim jo sot, por është shquar forca jonë politike për bashkëpunim dhe dialog me opozitën”,-thotë Ulsi Manja.  Qysh nga koha kur Rama e shkarkoi si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk është parë të ketë rol aktiv në mbështetje të mazhorancës, ndërsa fjalimi i djeshëm dëshmoi atë që thuhej nën zë, se ish-ministri nuk ka linjë të njëjtë me kryeministrin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flora: 05/04/2019 08:19

    O Ditmir po tregohesh shume pa dinjitet. Pse nuk fole kur ishe minister apo....qeveria u be tani arrogante. Po ato qe ke punesuar ti me mezatare 6 njerzit e tu apo qeveria nuk ishte arrogante. Ik ore ditmir se e prishe fare. Ne fakt une nuk kam patur personalisht respekt per ty. Fshae dhe zbulon shume gjera ne subkoshiencen tende. Hallall ta befte zoti, do ja shohish hajrin ketyre sjelljve te tua.

    Përgjigju
  • Konjak: 04/04/2019 21:30

    Xhelozi, mbasi e ka gjikuar mir e mir problemin qe e mundon, dhe mbasi e ka perhapur ane e kend gjikimin e tij ,kujtohet te arsyetoj me vrer e mllef ,per tju mbush mendien te tjereve ,se ai nuk e ka gjikuar ceshtjen nga cinizmi ,por nga e verteta qe na e servir permes arsyetimit te vonuar .Kushdo qe ka deshiren e mire dhe vendos nje gur ne kalane (ngrehinen)shqipetare eshte i nderuar e i respektuar nga populli ,qe kerkon liri, ekonomi e drejtesi .Nje popull qe vuan per nje kohe te gjate ,sigurisht nuk i njeh fajet qe i ben vetvetes ,do te vuaj per aq kohe ,sa te shikoi nga vjen ,per ta gjikuar se ku shkon .Nuk eshte e mundur, qe ne te gjithe te jemi armiq midis vetvetes .C'do shqipetar e ka per detyre ,te jap kontributin e tij, sadoqoft modest .Kush nuk mundet te beje mir ,le te mos qelloje me gur te tjeret .Faleminderit .

    Përgjigju
  • xreport: 04/04/2019 17:35

    o bushati ca le lale? caka po ben pune shume me mire se ti? apo do me ja dhon shkodren prap PD

    Përgjigju
  • Populli: 04/04/2019 15:19

    Mere pak me shtruar ti Ditzi Bushati!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Flutura: 04/04/2019 18:55

      O djale i mire Ditmir, po nuk eshte arrogance shtrirja e dores per mirekuptim disa here . Nese akoma nuk e ke kuptuar qe opozita eshte perkedhelur shume, gabim i madh per ty, nuk paske kuptuar asgje as edhe nga cfare thone se fundi SHQIP nderkombetaret per opoziten tone. Mos keshtu se te kane rene kreditet shume ne opinionin publik ne teresi, ne vecanti ne opinionin socialist. Nuk pritej kjo nga ty. PS e qeveria po silmohet me zjarre dhe hekur dhe ty te duket arrogante sjellja e PS. Kjo eshte e papranueshme, ose ti nuk i ke pare sjelljet e opozites deri tani, sidomos tani qe ke lene detyren e Ministrit, ose i je bashkuar akuzes se opozites qe..."pse policia e la te lire opoziten te thyente xhamat e kryeministrise.." Jo , jo keshtu Ditmir, mblidhe vehten e qendro me kembe ne toke.

    • Dada: 04/04/2019 15:49

      Keta ditezinjte PS eshte e mire kur keta jane ministra si diteziu arts dade .ne momentin qe bir nga ministri beje rolin. Ne qe i votojme jemi budallenj o ditezi se ps te do jo gazeta koha jone

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?