Nga ndeshja Real Sociedad-Atletico Madrid

Sociedad  “shtyp” Atleticon, Barça një fitore larg titullit, fiton Chelsea

20 Prill 2018, 09:23| Përditesimi: 20 Prill 2018, 09:28

  • Share

Atletico Madrid zhvillon një nga ndeshjet më të shëmtuara të sezonit dhe humbet 3-0 ndaj Real Sociedad në “Anoeta”. Skuadra e Simeones ishte si e fikur ndërsa Sociedad dhuroi spektakël me golat e Willian Jose në pjesën e parë dhe dygolëshin e Juanmi në minutat 80-të dhe 93. Kur duhen edhe 5 javë nga përfundimi i kampionatit spanjoll Atletico mbetet në vend të dytë 12 pikë larg Barcelonës por kjo humbje e afrohen edhe më shumë Barcelonën me titullin kampion. Barcës i mjafton një fitore për të siguruar titullin e këtij sezoni në La Liga.

Në Angli Chelsea fiton në shtëpinë e Burnley ndeshjen e prapambetur të javës së 31-të dhe vijon gjuetinë e zonës Champions. Ai që i dhuron tre pikët skuadrës së Contes është Victor Moses që në pjesën e parë detyron Long të shënojë në portën e tij ndërsa në fraksioninn e dytë e shënon vet golin e fitores pasi vendasit kishin barazuar me Barnes.Me këtë fitore londinezët i afrohen në 5 pikë Tottenham të vendit të katërt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?