Lojtari koreno-jugor i Tottenham, Son Heung-min

Son thirret ushtar në Kore, por ka një mundësi për ta shmangur

26 Prill 2018, 16:47| Përditesimi: 26 Prill 2018, 16:50

  • Share

Para pak kohësh mediet britanike përcollën lajmin se ylli koreno-jugor i Tottenham, Son Heung-min, rrezikonte të braktiste ekipin si pasojë e thirrjes për ushtar në vendlindje.

Por ai ka një shans të mirë për të shpëtuar. Në legjislacionin e Koresë së Jugut, nëse një sportist elitar i jep medalje vendit të tij, detyrimi ushtarak i hiqet.

Lojërat aziatike, që do të nisin më 11 gusht, mund t’i japin një mundësi të mirë Son-it të luajë Tottenham që në nisje të sezonit të ti.

Sulmuesi i shpallur si futbollisti më i mirë aziatik i vitit të kaluar dëshiron me çdo kusht të marrë pjesë me Korenë U-23 në kompeticionin në fjalë dhe do të fitojë medaljen e artë, çka do ta shpëtonte nga shërbimi ushtarak.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?