Nga intervistat që televizionet u morën protestuesve të thjeshtë opozitarë gjatë protestës së mbrëmshme, kuptohej që shumë prej tyre kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Por ç’mendojnë kryeqytetasit për protestën e mbrëmshme, e cila u shoqërua me hedhje molotovësh dhe me shkatërrime në disa pika nevralgjike të Tiranës?
Për t’ju përgjigjur kësa pyetje, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh të veçantë vetëm me banorë të Bashkisë Tiranë.
Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e bashkisë. Si përfundim, u krijua një kampion me 1102 të anketuar, të cilin e ripeshova statistikisht, për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e bashkisë, demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.
Pothuaj treçereku i të anketuarve (74.6%) anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës. Vetëm 24.3% anojnë nga vlerësimi pozitiv për të (shihni tabelën e mëposhtme)
Sidoqoftë, jo të gjithë ata që anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës kanë vlerësim pozitiv për punën e Bashkisë Tiranë në përgjithësi. Kështu, 50.2% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e bashkisë në përgjithësi, ndërsa 9.3% janë të dyzuar në vlerësimin e tyre (shihni tabelën e mëposhtme).
Edhe tek vlerësimi për punënë e Kryebashkiakut Veliaj, shifrat janë të ngjashme, por përqindja e të dyzuarve është më e vogël (vetëm 6%). Kështu, 51.5% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e Kryebashkiakut Veliaj dhe 42.5% anojnë nga vlerësimi negativ
SHWNIM: Nga një përmbledhje e rezultateve të këtij sondazhi, mund të arrihet me afërsi në përfundimin se gjysma e elektoratit kryeqytetas anon nga PS-ja, çereku nga PD+PL+etj, dhe çereku tjetër është elektorat gri.