Tre politikanët me të përmendur javët e fundit në mediat e trevave shqiptare kanë qenë Edi Rama, Albin Kurti dhe Sali Berisha. Ndërkohë, ata kanë qenë edhe më të kuotuarit në sondazhet e opinionit publik në trevat respektive gjatë këtij viti. Por cili është më i preferuari ndër ta aktualisht në opinionin publik të të dy shteteve shqiptare (Shqipëri e Kosovë) të marra së bashku?
Për t’i dhënë një përgjigje të përafërt kësaj pyetje, zhvillova një sondazh elektronik, duke e dërguar link-un e pyetësorit me SMS drejt numrave celularë krejt të rastësishëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Plot 2.155 banorë të rritur të këtyre dy shteteve e plotësuan pyetësorin e sondazhit.
Për të bërë ektrapolimin e përafërt të numrit të banorëve të rritur të të dyja shteteve, që preferojnë njërin apo tjetrin ndër tre politikanët më të kuotuar shqiptare, shfrytëzova të dhënat publike të popullsisë sipas grupmoshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Problem kryesor me sondazhet elektronike me SMS është penetrimi relativisht i ulët i telefonisë celulare në zonat rurale dhe tek moshat e vjetra. Për këtë arsye, kryeva ripeshimin statistikor të kampionit, në mënyrë që ai ta përfaqësonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht popullsinë e rritur të të dyja shteteve.
Për cilin nga këta tre politikanë keni opinionin më pozitiv?
Kurti
PërgjigjuKurti
PërgjigjuKurti
PërgjigjuEdi Rama
Përgjigju