Sondazhi i Report Tv/ Berisha 'luftë' drejtësisë, Rithemelimi kaos e dhunë në Kuvend! 80% e qytetarëve vlerësojnë negativisht

20 Dhjetor 2023, 22:01| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 22:08

  • Share

Qëndrimi i grupit të deputetëve demokratë të udhëhequr nga Berisha, i njohur si grupi i “Rithemelimit”, duke sulmuar organet e drejtësisë si të përdorur politikisht si dhe duke krijuar kaos në Kuvend, duket se kanë sjellë ndikim negativ për opozitën në tërësi në elektorat.

Aktiviteti i opozitës vlerësohet negativisht nga qytetarët shqiptarë, madje vlerësimi negativ është rritur krahasuar me një muaj më parë. Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, qytetarët e anketuar të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, në total 80.6% e tyre mendojnë vlerësim negativ.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, 25.7 janë shprehur anoj negativisht dhe 54.9% negativ.

Krahasuar me një muaj më parë vlerësimi negativ për opozitën është rritur me 1%.

Kurse 19.4% e të anketuarve në total kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Krahasuar me muajin nëntor vlerësimi pozitiv ka rënë me 1%. Kështu 14.7% e qytetarëve janë përgjigjur pozitiv, 4.7% anoj pozitivisht.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?