Arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të lartë si dhe goditja e grupeve kriminale, e kanë bërë kreun e SPAK Altin Dumani si zyrtarin më me ndikim në jetën e vendit përgjatë vitit 2023. Kështu sipas sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, qytetarët e pyetur se kush nga 10 zyrtarët/politikanët që kanë patur më shumë ndikim në jetën e vendit gjatë 2023, shumica absolute e shqiptarëve kanë thënë Altin Dumani, konkretisht 50.1%
Pas kreut të SPAK, vjen kryeministri Edi Rama, për të cilin mendojnë 25.2% e të anketuarve se ai është njeriu më me ndikim në 2023. Një tjetër emër në fushën e zbatimit të ligjit renditet i treti, i cili është drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili shihet nga 9% e të anketuarve si zyrtar me ndikim në jetën e vendit përgjatë këtij viti.
Sali Berisha ndër radhët e politikaneve vlerësohet nga 3.7% e të anketuarve, pas tij kryeparlamentarja Lindita Nikolla nga 2% e më pas kryedemokrati Lulzim Basha nga 1.8%, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga 1.1%. Ndërkohë 1.5% e të anketuarve vlerësojnë presidentin Bajram Begaj si politikani më me ndikim në jetën e vendit në 2023.
Po ashtu në radhët e drejtësisë 1.4 e të anketuarve vlerësojnë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, e pas saj Sokol Sadushi kryetar i Gjykatës së Lartë, nga 1.2%.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje
M.Q./ReportTv.al