Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt! Berisha e Meta sërish në rënie! Rritet PD

20 Dhjetor 2023, 22:26| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 22:27

  • Share

Nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 20 dhjetor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 37% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër kjo në rritje krahasuar me një muaj më parë që ishte 35.5% (nëntor).

PD e Berishës sërish pëson rënie, ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar rritje. Qytetarët të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 16.2% kanë thënë PD e Berishës, e cila pëson një rënie me 1.9% krahasuar me muajin nëntor. Ndërsa 5.1% e qytetarëve të pyetur kanë thënë PD e Bashës, e cila pëson një rritje të lehtë me 0.4% krahasuar me muajin nëntor. Partia e Lirisë sërish ka rënie. Vetëm 2.2 e qytetarëve të pyetur do të votonin për PL-në. Në muajin nëntor ishin 3.2%. Ndërkohë parti tjetër do të votonin 5.1%.

Sipas të dhënave të sondazhit ka pasur rritje të qytetarëve të pakënaqur me partitë politikë. 34.3% thonë se nuk do të votonin, krahasuar me 33.3% që ishin në muajin nëntor.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?