Sondazhi në Report Tv/ Vijon rënia e mbështetjes për Berishën, vetëm 16%! Rritet vlerësimi për Ramën! 37% nuk duan asnjë prej liderëve të sotëm të politikës

20 Dhjetor 2023, 22:19| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 22:24

  • Share

Vlerësimi i qytetarëve për politikanët është ulur, krahasuar me një muaj më parë. Kjo vërehet në shifrat e sondazhit të Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

Megjithatë vlerësimi për kryeministrin Edi Rama është rritur, i cili vijon që të mbajë fronin në radhët e politikanëve më të pëlqyer. Sot 40% e qytetarëve kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 38.5% e qytetarëve që ishin në muajin e kaluar (nëntor).

Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij ndërkohë që është duke u përballur me drejtësisë i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kështu 15.9% e qytetarëve të pyetur kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, kundrejt 17.6% që kishin muajin e kaluar (nëntor).

Rritje të lehtë ka vlerësimi për kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin 4.9% e qyfterëve mendojnë pozitivisht, ndërsa në muajin nëntor shifrat ishin 4.4%

Ndërkohë edhe mbështetja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rënë edhe më shumë. Për të kanë votuar pozitivisht 2.2% e qytetarëve krahasuar me një muaj më parë që ishte 3.7%.

Ndërkohë 37% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë, shifra këto që të krahasuara me një muaj më parë janë në rritje, në nëntor ishin 36.3%.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?