Pas Championsit sonte është rradha e Europa League, që rezervon përballje tejet interesante për xhiron e tretë të fazës së grupeve. Lazio e Thomas Strakoshës, Elseid Hysajt dhe Vedat Muriqit do të presë në Olimpico Marsejën, me synimin për të marrë të paktën një pikë, por skuadrës së Sarrit i duhet fitore për të mos komplikuar kalimin e grupit.
Po në orën 18:45 spikat Betis-Leverskusen, por edhe Fenerbahche-Antëerp, me turqit që duhet të fitojnë me patjetër.
Në orën 21:00 grupi C rezervon përballjen e shqiptarëve pasi Napoli dhe Legias e Varshavës do vihen kundra njëra-tjetrës. Italianët ku bën pjesë Amir Rrahmani presin në stadiumin ‘Armando Maradona’ polakët e Ernest Muçit, Jurgen Çelhakës dhe Lirim Kastratit, me opsionin e vetëm fitoren. Deri më tani Napoli ka vetëm një pikë në grup, ndërsa Legia ka fituar dy përballjet e para. Pjesë e këtij grupi janë edhe Lokomotiva e Moskës me Leicester, një përballje e zhvilluar një ditë më parë dhe e fituar nga anglezët me shifrat 3-4.
Po sonte në Holandë përballë do të vihen PSV-ja dhe Monaco, dy skuadra që u eliminuan në ‘play-off’ e Champions League. Pas dy ndeshjeve të para si Monaco ashtu edhe PSV udhëheqin grupin me katër pikë dhe kjo do jetë sfidë që përcakton shumë për kreun.
Po sonte luan raundin e tretë edhe Conference League, me Romën dhe Tottenham që janë të predispozuara për të marrë 3 pikët e radhës. Italianët e Jose Muorinhos luajnë në transfertë kundër Bodo Glinit, ndërsa Tottenham udhëton në Holandë për t’u përballur me Vitesse-n.