Për Juventusin i konsideruar një nga favoritët për të fituar trofeun sonte fillon Championsi i vërtetë. Në stadiumin e finales së këtij edicioni “Wanda Metropolitano” bardhezinjtë përballen me një kockë të fortë si Atletico Madrid. Juvja shpreson tek Cristiano Ronaldo makthi i madrilenëve pasi u ka shënuar 22 gola ndërsa Allegri sonte kërkon dy gola nga djemtë e tij.
Ndërkaq trajneri i Atleticos Simeone thotë se skuadra e tij është gati për një ndeshje të madhe.Griezmann kundër Ronaldos është sfida brenda sfidës.
Manchester City niset favorite ndaj gjermanëve të Schalke 04 në ndeshjen e parë që luhet në Gelsenkirchen.Pep Guardiola thotë se ekipi ka ëndrra të mëdha ndërsa forma e Citizens është super pasi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit.