Kronikë

Dosja ‘Veliaj’/ Karanxha: Duhet të hetohej në gjendje të lirë! Kthupi: Nëse çështja shkon në Kushtetuese, ai fiton! Çaça: Pranimi i kërkesës së tij, anulon zgjedhjet

17 Shtator, 22:05| Përditesimi: 17 Shtator, 22:54

  • Share

SPAK më 10 shtator njoftoi se e dërgoi dosjen 'Veliaj' në gjykatë, ndërsa më 11 shtator, në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nisin procedurat për shkarkimin e Veliajt dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Lidhur me këtë u diskutua edhe sot në emisionin Repolitix në Report Tv, ku ish-prokurori Ervin Karanxha tha se Veliaj duhet që të hetohej në gjendje të lirë.

 ‘A mund nuk mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë. Masa e sigurimit është kërkuar nga prokurori dhe është vendosur nga gjykata, rasti i tij ka pasur edhe një specifik edhe kur ka qenë i është përgjuar edhe telefoni dhe kanë dal edhe gjëra të tjera dhe këto kanë qenë shkaku që është caktuar masa arrest me burg. Unë them jo vetëm ai por edhe të tjerë duhet që të ndiqen në gjendje të lirë. Sepse janë vepra penale historike që kanë ndodhur më para dhe duke pasur rrezikshëmrinë e veprës dhe autorit mun dtë ndiqet në gjendje të lirë. Bashkia nuk po funskionoin dhe duhet që të bëhen zgjedhje të reja. Veliaj ka pasur edhe cëshrj3ë të tjera në SPAK, dhe ai sështë proceduar për këto por cëshrje blerjesh veshje. Në caktimin e masës së sigurisë gjykata ka parasysh se ai është zgjedhur nga qytetarët në krye të bashksië', tha ai. 

Avokati Idajet Beqiri, sqaroi se nëse Veliaj do të dorëhiqej atëherë avokati i Veliajt mund të argumentonte se nuk kishte më mundësi që ai të prishte provat, gjë e cila sipas tij mund të sillte edhe lirimin e kryebashkiakut.

 ‘Cila do të ishte zgjedhja më e mirë për Veliajn dhe çfarë do të shoh ai nga pikëpamja e tij si individë apo nga ajo e forcës politike që ai përfaqëson. Edhe vet nisma e Ramës një pjesë e kupton se ai i ndau hesapet me Veliajn dhe bindi edhe këshillin bashkiak që ta shkarkojë dhe sikurse ka plotë brenda asaj strukture që thotë se po e bënë që të për ti bërë qejfin edhe opozitës unë jam korrekt dhe po e shkarkojë. Por dorëheqja do të ishte zgjedhja më ideale, sepse nëse jep dorëheqjen avokati do të kishte një argument më shumë, sepse tani që ka dhënë dorëheqjen s’ka asnjë arsye që të prish provat sepse nuk shkon dot më në bashki’, tha ai.

Juristi Rezart Kthupi, tha se nëse çështja shkon në Kushtetuese, mund të merret një vendim në favor të Veliajt.

‘Zgjedhjet kanë një gjë që nëse do të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese ose jo. Nëse çështja shkon në kushtetuese opinioni im është se Veliaj fiton sepse masparaqitja nuk është kriter në ato që kushtetuta parashikon për shkarkimin e kryetarve të bashkisë është diskutimi që nëse është për paraqitje të vullnetshme ose të pavullnetshme. Deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese nuk ka zgjedhje', tha ai.

Avokati Përparim Çaça, tha se për Veliajn duhet që të ishte ndjekur një masë më e butë sigurie në mënyrë që kryebashkiaku të ushtronte detyrën e tij.

Sipas tij, mos paraqitja e Veliajt në bashki s’është me dashje dhe nëse gjykata pranon kërkesën e Veliajt, atëherë s’do të këtë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.

‘Masa e sigurisë konsiderohet si masë ndëshkimi, por unë them se duhet të ishte ndjekur një masë sigurie më e butë që të vijonte detyrën sepse është votuar nga qytetarët. Tek ne shihet masa e sigurisë si masë e fortë që ka Prokuroria në dorë. Në rastin e Veliajt se si do të jetë interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ngelet për u parë sepse nuk është se është bërë me dashje mosparaqitja në punë. Ai do të jetë në fakt në krye të detyrës. Nëse gjykata e pranon ankimimin e Veliajt atëherë nuk ka më zgjedhje’, tha ai.

Ora 22:55
Pasuesi i Altin Dumanit/ Kthupi: Duhet të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive! Gara për kreun e ri të SPAK mes Kondilit dhe Xholit

 

Juristi Rezart Kthupi, komentoi garën për drejtuesin e ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti.

Ai tha se drejtuesi i ri duhet që të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive, ndërsa përmendi edhe dy nga emrat që janë më të favorizuar sipas tij për të marr drejtimin e SPAK.

‘Kërkohet që të jetë një prokuror që ka hetuar dosje sensitive, dhe ke prodhuar produkt nga këto dosje është nja kriteret kryesore që duhet që të vlerësohet puna e një prokurori. Dumani ka marr pjesë në dosje jo detyrimisht ka hetuar. Nuk di të them me emër kush mund spikat, unë them se do të jetë mashkull, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi mendoj se mes këtyre të dyve do të jetë pasuesi i tij. Faktet provuan që para 3 vitesh politika tentoi të të ndikonte në zgjedhje dhe mund të ndikojë këtë herë’, tha ai.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?