Foto nga provat e operës

Sopranoja shqiptare, sonte në La Scala, përkrah Leo Nucci-t (FOTO)

2 Shtator 2019, 17:24| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 17:30

  • Share

Artistja Enkelejda Kamani dita-ditës jetëson ëndrrën e saj në skenën e La Scala-s. Sonte në mbrëmje, në orën 20.00, sopranoja 26-vjeçare do të ngjitët në këtë skenë, së bashku me solistët e Akademisë së La Scala-s, nën petkun e protagonistes (Gildës) tek opera “Rigoleto” e Giuseppe Verdit dhe regji të Daniel Oren. Opera me tre akte e Verdit ka në qendër tragjedinë e Rigoletos (baritoni Leo Nucci), lolos së pallatit edhe të bijës së tij, Xhildës.

Ky rol i artistes së re shqiptare, vjen edhe pas pjesëmarrjes që ka pasur në disa opera të tjera gjatë specializimit 2-vjeçar që po ndjek për këngëtare opere në Teatrin e La Scala-s, si në operan “Berberi i Seviljes” në rolin e Bertës, apo edhe në rolin e Delias, vajzës së Ali Babait në operën me të njëjtin emër.  

Performanca e saj në skenën italiane, ku kanë performuar rolet më të fuqishëm operistik emra të njohur, si Callas apo Pavarotti mundësohen falë të qenit pjesë e Akademisë së “La Scala”-s, konkurs ky ku mes qindra artistëve nga mbarë bota, sopranoja Enkelejda Kamani bashkë me gjashtë zëra të tjerë lirikë u përzgjodhën, si më të mirët.

Sopranoja shqiptare e konsideron këtë eksperiencë, si më të veçantat në karrierën e saj artistike. Ndërsa,  punën në akademi me një personalitet të botës operistike, siç është Maestro Daniel Oren, e ka quajtur fat të jashtëzakonshëm.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?