Sot, 10 vite nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri (FOTO)

21 Shtator, 08:43| Përditesimi: 21 Shtator, 09:03

  • Share

Tirane- Sot shënohen 10 vjet nga vizita historike Papa Francekut në Shqipëri, më 21 shtator të vitit 2014, në vizitën e tij të parë evropiane që nga fillimi i papnisë.

Papa përqafoi popullin e sprovuar nga diktatura komuniste, inkurajoi forcën e dialogut, për të përforcuar në fe bashkësinë e vogël katolike në një vend me shumicë myslimane.

Papa argjentinas u prit nga qytetarët shqiptarë të cilët e ndoqën ngado, nga aeroporti tek presidenca ku u takua me kreun e shtetit në atë kohë Bujar Nishani, nga sheshi Nënë Tereza në Universitetin Katolik, nga Kisha Katedrale e Shën Palit në Qendrën Betania ku murgeshat kujdesen edhe sot për nevojtarët.

Papa Bergoglio erdhi në Tiranë 21 vite pas Gjon Palit të II-të, i cili, më 25 prill 1993, rivendosi hierarkinë e Kishës katolike të dalë nga vitet e tmerrshme të persekutimit ateisto-komunist.  

Gjatë vizitës në Tiranë, Papa Franceku përqafoi dy të mbijetuarit e komunizmit, don Ernest Simoni (Troshani), tashmë kardinal, dhe motër Maria Kaleta. Simbolikë e asaj dite ishin fytyrat e martirëve valëvitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të cilët e pagun me jetë besnikërinë e tyre.

Krerët e të gjitha besimeve fetare në vend pritën Papën duke dëshmuar fort unitetin fetar. 

Papa zgjodhi Shqipërinë për të bërë vizitën e parë në Evropë, dikur, simbol i ateizmit komunist e tani, vizituar nga dy Papë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?