Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përkujtoi sot (21 Shtator) 10-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe njoftoi se kreut të lartë të Vatikanit “i janë dhuruar simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.
Kumbaro u shpreh në postimin e saj në rrjetin social Facebook se:
“Kjo ditë shtatori përkon me përvjetorin e dhjetë të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, ku pata privilegjin që përulësisht së bashku me skuadrën e Ministrisë së Kulturës, të shënjonim në kujtesën e gjithë shqiptarëve altarin e mesazheve të forta të paqes, besimit e shpresës”.
Teksa më tej dha edhe lajmin e rëndësishëm.
“Në këtë 10 vjetor të vizitës tij në Tiranë, i janë dhuruar Shenjtërisë së Tij simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare, një shishe verë “AMË Kallmet” dhe një plis në tryezën e tij, nga Mrizi i Zanave Agroturizëm, të cilat i janë dorëzuar nga Imzot Arjan Dodaj”, tha ministrja.
Kumbaro e mbylli postimin e saj duke theksuar se, “këto janë simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.
Postimi i ministres Kumbaro në FB