Sot 20 vite nga qeveria e
parë e PD, Meksi Kryeministë

19 Prill 2012, 11:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Si sot 20 vite më parë në 19 prill 1992 mori mandatin për të qeverisur kabineti i parë qeveritar i PD-së, e cila kishte fituar me mbi 60 për qind zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992. Kryeministër u zgjodh Aleksandër Meksi dhe më pas kabineti pësoi disa ndryshime në përbërje në 7 gusht 1993, 4 dhjetor 1994. Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi ishte në periudhnën 11 korrik 1996 – 1 mars 1997, që erdhi pasi PD-ja fitoi, sipas PS-së, me manipulime zgjedhore zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, dhe ku në parlament mungonte fare e majta. Pas trazirave të marsit ’97, qeveria Meksi dha dorëheqjen, ndërsa u zëvendësua nga qeveria e pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon dhe me ministra nga disa forca politike.

Qeveria e parë e PD-së, së drejtuar nga Aleksandër Meksi hyri në histori si qeverisja që mori reformat e dhimbshme dhe anti-popullore të kalimit të ekonomisë nga shtetërore tërësisht në duart e privatëve, liberalizimit të çmimeve për artikujt bazë të popullsisë dhe reformave për përafrimin e legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Pas dështimit të Referendumit për Kushtetutën në nëntor 1994, dhe sidomos në vitin 1996, qeveria, e cila mbahej nën kontroll nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha, nuk arriti të pengonte lulëzimin e firmave piramidale, të cilat zhdukën rreth 1. 2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve. Në një letërkëmbim të gushtit 1996, Meksi kishte alarmuar presidentin Berisha, ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin Luniku për pasojat që do të kishte veprimtaria e firmave piramidale, por nuk u mor asnjë masë dhe vendi do të përfundonte në anarki dhe shkatërrim pranverën e ardhshme.

Shumë prej figurave që ishin pjesë e kabinetit të parë qeveritar në 1992, sot nuk janë më në politikë, ose janë kundër PD-së, si vetë ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?