Kronikë
Shëndeti

Sot 317 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID-19

8 Prill 2021, 18:05| Përditesimi: 12 Prill 2021, 13:04

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 317 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID-19. Nga 3024 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë, ku qytete mjë të prekura janë Tirana e ndjekur nga Fieri dhe Berati.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 - 90 vjeç.   

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore        317

Të shëruar në 24 orë     529

Të shtruar në spitale      247

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3024

Testime totale            580,615

Raste pozitive             127,509

Raste të shëruara         96,129

Raste Aktive                 29,083

Humbje jete                  2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20608

Fier      2541

Durrës  1205

Gjirokastër  1205

Shkodër  1021

Vlorë     707

Korçë   719

Kukës    344

Dibër    338

Elbasan  254

Lezhë     102

Berat    39

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?